Rritet numri i femrave duhanpirëse

Përshtati për gazetën “Shëndet+”: Blertina Koka

femer duhanpirese

Numri i femrave duhanpirëse po rritet gjithmonë e më shumë, ndërkohë që numri i meshkujve vazhdon të ulet. Të dhënat e fundit të një studimi të kryer tek të rriturit, të cilat janë publikuar nga Zyra për Statistikat Kombëtare (ONS), tregojnë se  22% e femrave të moshës 25-34 vjeç janë duhanpirëse, krahasuar me 20% që ka qenë një vit më parë. Proporcioni i femrave të moshës 16-24 vjeç që janë duhanpirëse gjithashtu është rritur nga 20% në 21%.

Sipas studimit, një në 10 fëmijë lind nga një nënë duhanpirëse. Ndërkohë që numri i femrave duhanpirëse po rritet, meshkujt vazhdojnë të heqin dorë nga ky ves i keq. Meshkujt e grupmoshës 25-34 vjeç kanë filluar të lënë duhanin, duke rënë kështu numri i duhanpirësve nga 30% që ishte në 2013 në 26% në 2014.

Tek grupmosha 16-24 vjeç, përqindja e meshkujve që konsumojnë duhanin ka rënë nga 26% në 25%. Meshkujt megjithatë konsumojnë më shumë cigare, sidomos grupmosha 25-34 vjeç pinë mesatarisht 10.3 cigare në ditë, krahasuar me femrat që pinë mesatarisht 8.8 cigare. Meshkujt duhanpirës të moshës mbi 60 vjeç pinë më shumë cigare në ditë, mesatarisht 14.

Studimi tregon gjithashtu se vetëm një në gjashtë duhanpirës kanë zëvendësuar cigaren tradicionale me atë elektronike.

Burimi: Independent / https://shendeti.com.al/

Postime të ngjashme

11 ushqime që ndihmojnë në kontrollin e tensionit të lartë të gjakut
4 shenja që tregojnë se keni mungesë magnezi
Trajtimi me medikamentet GLP-1 RA, mjekja zbulon gabimet më të zakonshme që bëjnë pacientët
Pagesat nga xhepi për shëndetësinë, Raporti i KE: Qytetarët paguajnë tri herë më shumë se mesatarja e BE-së
Mjekja zbulon dietat që janë efektive për rënien nga pesha
Përtej vitaminës D: Si ndikon drita e diellit në metabolizëm dhe sheqerin në gjak
Pudinga me copëza xhami në treg, AKU: Mos e konsumoni
Medikamentet GLP-1 RA: Çfarë duhet të presin personat me obezitet nga trajtimi me këto barna?