Ervin Jonuzi, kirurg ortoped
Numri i femrave që vuajnë nga këputjet e ligamentit të gjurit (LKA) është rritur në mënyrë dramatike. Kjo është pjesërisht për shkak të rritjes së numrit të femrave atlete. Por studimet kanë treguar se atletet janë 2-4 herë më të rrezikuara të pësojne këputje të LKA-së se atletët në të njëjtat sporte.
Kërkimet e fundit kanë treguar disa faktorë që kontribuojnë në rrezikun më të lartë të femrave për këputjen e LKA-së. Atletet femra duket se kanë aftësi më të vogël për të forcuar muskujt në kofshë në të njëjtën shkallë si burrat.
Kjo do të thotë se femrat nuk arrijnë t’i mbajnë gjunjët aq të qëndrueshëm, gjë që mund t’u japë më pak mbrojtje të gjunjve gjatë aktiviteteve të rënda fizike. Gjithashtu, testet tregojnë se kuadricepsi i femrave dhe muskujt e pasëm të kofshëve punojnë ndryshe nga meshkujt. Muskujt kuadriceps të femrave (në pjesën e përparme të kofshës) punojnë shumë fort gjatë aktiviteteve të lidhura me gjurin. Kjo gjë çon në tërheqjen e tibias (kocën e kërcirit) përpara, duke rrezikuar për një këputje të LKA-së.
Ndërkohë, muskujt e grupit të pasëm të femrave, në anën e pasme të kofshës përgjigjen më ngadalë sesa tek meshkujt. Muskujt e grupit të pasëm normalisht mbrojnë libian (kockën e kërcirit) nga rrëshqitjet shumë përpara. Reagimi i ngadaltë i muskujve të grupit të pasëm të femrave mund të lejojë Tibian të rrëshqasë përpara, duke çuar në tërheqje të LKA-së.
Studime të tjera tregojnë se LKA e femrave mund të dobësohet nga efektet e hormonit të estrogjenit. Të marra së bashku, këta faktorë mund të shpjegojnë pse atletët femra kanë një rrezik më të lartë për këputje të ligamentit të gjurit.


