Përfitimet e trurit nga aktiviteti fizik mund të zgjasin më shumë sesa mendohej më parë.
Një ecje e shpejtë, kërcimi ose ngjitja e disa shkallëve mund të rrisë aftësitë e kujtesës për rreth 24 orë, sugjeron një studim.
Ushtrimet rrisin rrjedhjen e gjakut në tru dhe stimulojnë çlirimin e neurotransmetuesve – efekte të cilat dihet se ofrojnë një nxitje afatshkurtër për aftësitë njohëse.
Ky hulumtim ka zbuluar se përfitimet mund të zgjasin më shumë sesa mendohej më parë.
Rreth 76 pjesëmarrës të moshës 50 deri në 83 vjeç mbajtën gjurmues aktiviteti për tetë ditë. Ata që bënin aktivitet fizik më të fuqishëm se zakonisht, shënuan më mirë në testet e kujtesës ditën tjetër.
Autori kryesor i studimit Dr. Mikaela Bloomberg, nga Instituti UCL i Epidemiologjisë dhe Kujdesit Shëndetësor, tha: “Gjetjet tona sugjerojnë se përfitimet afatshkurtra të kujtesës nga aktiviteti fizik mund të zgjasin më shumë sesa mendohej më parë, ndoshta deri në ditën tjetër, dhe jo vetëm disa orë pas stërvitjes”.
Megjithëse ka shumë prova që sugjerojnë se aktiviteti fizik mund të ngadalësojë rënien njohëse dhe të zvogëlojë rrezikun e Alzheimer, kjo tematikë është ende pjesë e diskutimeve./www.express.co.uk