Rritja e aksesit në media të institucioneve të pavarura, thelbësor për edukimin e publikut për të drejtat e njeriut

U përmbyll sot trajnimi 3 ditor me Institucionet e Pavarura të: Avokatit të Popullit, Komisionerit për Mbrojtjen nga Diskriminimi dhe Komisionerit për të Drejtën e Informimit dhe Mbrojtjen e të Dhënave Personale, me temë, “Konventa Europiane për të Drejtat e Njeriut : Zbatimi praktik i Lirive dhe të Drejtave”.

Në ditën e tretë të trajnimit, u trajtua tema: Rëndësia e rritjes së pranisë në media të institucioneve që mbrojnë të drejtat e njeriut.

Ky trajnim 3 ditor kishte për qëllim rritjet e kapaciteteve të Institucioneve të Pavarura, si organe shumë të rëndësishme për forcimin e vazhdueshëm të demokracisë së vendit.

Avokati i Popullit është një institucion kushtetues i cili ka si funksion mbrojtjen e të drejtave, lirive dhe interesave të ligjshme të individit nga veprimet ose mosveprimet e paligjshme e të parregullta të organeve të administratës publike, si dhe të të tretëve që veprojnë për llogari të saj. Në bazë të ligjit, veprimtaria e Avokatit të Popullit nxit standartet më të larta të të drejtave dhe lirive të njeriut në vend.

Komisioneri për të Drejtën e Informimit dhe Mbrojtjen e të Dhënave Personale, është institucioni i pavarur dhe i specializuar shtetëror që garanton të drejtën për t’u informuar si dhe mbron të dhënat personale të çdo shtetasi, përfshirë edhe pacientët që marrin një shërbim shëndetësor; Në rast se Komisioneri konstaton shkelje të të drejtës për informim nga institucionet shtetërore shëndetësore, përveç detyrimit për të informuar apo dorëzuar dokumentet përkatëse, Komisioneri mund të vendosë gjobë për nëpunësit përgjegjës.

Komisioneri për Mbrojtjen nga Diskriminimi është institucioni që siguron siguron mbrojtjen efektive nga diskriminimi dhe nga çdo formë sjelljeje që nxit diskriminim.

Komisioneri per Mbrojtjen nga Diskriminimi është një institucion i specializuar dhe i pavarur i cili ka për detyrë të sigurojë në praktikë, barazinë përpara ligjit dhe mbrojtjen efektive nga diskriminimi të të gjithë shtetasve, përfshirë pacientët që marrin shërbim shëndetësor. Ankesat për diskriminim mund të vijnë përmes plotësimit të formularit on-line, ankesave me shkrim të shtetasve dhe shoqatave të pacientëve apo përmes paraqitjes në zyrën e Komisionerit për Mbrojtjen nga Diskriminimi. Në rast moszbatimi të vendimeve të tij, Komisioneri mund të ndëshkojë me gjobë nëpunësit apo institucionet përgjegjëse shëndetësore.

Ky shkrim është prodhuar në kuadër të projektit “Evropa respekton të drejtat e njeriut”, zbatuar nga organizata “Together for Life” dhe “Act For Society”, me mbështetjen financiare të Bashkimit Evropian. Përmbajtja e tij është përgjegjësi e vetme e TFL dhe nuk pasqyron domosdoshmërisht pikëpamjet e Bashkimit Evropian. 

Postime të ngjashme

8 fruta me përmbajtje të ulët sheqeri
Shpërthimi i Ebolas, OBSH shpall emergjencë globale
“Sterilizimi”/ Shtyhet gjyqi për ish-ministrin Ilir Beqaj, ja kur do të mbahet seanca e radhës
Asambleja e OBSH, ministrja Sala prezanton prioritetet e Shqipërisë në shëndetësi
'Çohu o dreq mos bëj si e sëmurë'/ Infermierja te Psikiatria keqtrajton pacientët, reagon QSUT: Rast i papranueshëm, janë marrë masa për punonjësen
Mashtronin njerëzit me ilaçe false për sëmundje të rënda, goditet rrjeti kriminal që operonte në 15 shtete të Europës
Shkarkohet drejtori i Fondit të Sigurimit të Kujdesit Shëndetësor! Ja kush emërohet
Çfarë dihet për rastet e hantavirusit të lidhura me shpërthimin vdekjeprurës në anijet turistike