Rritja e infektimeve me COVID-19, bëhet e detyrueshme mbajtja e maskave në ambientet e mbyllura

Ministrja e Shëndetësisë, Ogerta Manastirliu gjatë inspektimit në Qendrën Shëndetësore nr. 8 në Tiranë, ka bërë me dije që Komiteti Teknik i Ekspertëve anti-COVID ka marrë vendimin që të bëhet e detyrueshme për çdo qytetar mbajtja e maskave mbrojtëse në ambiente të mbyllura.

”Maskat ose barrierat e mbrojtjes prej tekstili do të jenë të detyrueshme të mbahen në ambientet e mbyllura nga çdo qytetar. Me vendimin e Komitetit Teknik të Ekspertëve kemi vendosur që maskat/barrierat mbrojtëse, ashtu siç i kemi përcaktuar të jenë të detyrueshme në transportin publik apo në aktivitetet me rrezikshmëri të lartë, tashmë do të jenë të detyrueshme për të gjithë individët për t’u përdorur në ambientet e mbyllura”, deklaroi ministrja.

Ministrja Manastirliu u ka bërë apel të gjithë qytetarëve të respektojnë rregullat, për të kufizuar përhapjen e COVID19.

“Kërkojmë mirëkuptimin e qytetarëve për ta zbatuar këtë masë, sepse, shëndeti nuk ka çmim! Më parë maska ka qenë e detyrueshme për subjektet, tashmë do të jetë edhe për qytetarët.

Do të jetë një përgjegjësi më shumë e të gjithë qytetarëve, për të mbajtur barrierat mbrojtëse, kudo në ambientet e mbyllura. Të gjithë ata individë që nuk do ta përdorin barrierën mbrojtëse, sipas udhëzimeve të Ministrisë së Shëndetësisë, do të penalizohen”, u shpreh më tej ministrja e Shëndetësisë, ndërsa nuk dihet nëse ajo që propozon Manastirliu do të aplikohet dhe nga vetë krerët e politikës, të cilët i kemi parë shpesh që të mos zbatojnë rregullat e distancimit.

Postime të ngjashme

Produktet e pasigurta në treg, alarmi vjen nga Belgjika; kontrollet në Shqipëri ranë me 33% në 2025
Buxheti 2027/ Spahiu: 117.8 miliardë lekë për shëndetësinë dhe mirëqenien sociale
Përtej vitaminës D: Si ndikon drita e diellit në metabolizëm dhe sheqerin në gjak
Pudinga me copëza xhami në treg, AKU: Mos e konsumoni
Medikamentet GLP-1 RA: Çfarë duhet të presin personat me obezitet nga trajtimi me këto barna?
QSUT prej muajsh pa aparaturën e Litotripsisë, pacientët me gurë në veshka pa shërbim
Tragjedi në Spitalin e Traumës në Tiranë/ Pacienti hidhet nga kati i tretë dhe humb jetën, policia nis hetimet
Raporti i TFL: Probleme me kostifikimin e shërbimeve dhe raportimin e efektivitetit të shpenzimeve