Rritja e prostatës, cilat janë shenjat dhe shqetësimet?

Nga prof. Alketa Koroshi

Me rritjen e gjendrës së prostatës fillon e bllokohet kanali i urinës e gradualisht humbet funksioni i fshikëzës së ujit gjë që çon në zbrazjen jo të mirë të saj. Shqetësimet e të sëmurit kanë lidhje me urinimin: vështirësi në nxjerrjen e urinës e currili i urinës i dobët. Pacienti ka nevojë të shpeshtë për të vajtur në banjë, prostatae sodomos fillon e ngrihet shpesh natën. Madhësia e prostatës nuk shkon gjithmonë paralelisht me simptomat e vështirësisë së urinimit. Disa njerëz që kanë prostatë shumë të rritur kanë pak shenja urinare e pak ankesa dhe disa të tjerë që kanë një gjendër relativisht të vogël kanë më shumë probleme shqetësuese.

Mund të ndodhë që një njeri që nuk e di fare se ka prostatë e zmadhuar, papritur nuk është në gjendje të urinojë as edhe një pikë. Kjo ngjet sidomos në ata që  marrin ilaçe për të ftohje ose alergji. Këto ilaçe që quhen simptikomimetike e pengojnë fshikën urinare të zbrazet. Por bllokimi total i urinimit mund të ndodhë edhe nga alkooli, nga temperaturat e ulta, ose të qëndruarit një kohë të gjatë pa lëvizur. Kur njeriu ka këto shenja që përmendem duhet të konsultohet me mjekun. Në shumicën e rasteve këto shenja lidhen me rritjen beninje të prostates (të mirë), por ndonjëherë mund të jenë shprehje e kancerit të prostatës që zbulohet nga mjeku me egzaminime të posaçme.

Kur ka një kohë të gjatë me prostatë të rritur, pacienti mund të bëjë infeksione urinare dhe mund të dëmtohen veshkat.Veç asaj mund të zhvillohen gurët e veshkave dhe mos mbajtja e urinimit. inkontinenca.

Dr. Alketa Koroshi

Dr. Alketa Koroshi

Si vihet diagnoza e rritjes beninje të prostatës?

Kur dyshohet për rritje të prostatës është mirë të konsultohet pacienti me urologun. Mjeku është në gjendje të precizoje problemin e të përcaktojë nëse duhet bërë intervent kirurgjikal ose jo. Si regull diagnostikimi fillohet me një egzaminim me gisht nga rektumi. Në këtë rast palpohet prostate e rritur dhe krijohet një ide e përgjithshme mbi madhësinë e prostates. Kur mjeku kërkon të përjashtojë një kancer të prostatës, atëhere ai rekomandon testin e PSA.

PSA është një proteinë që prodhohet nga qelizat e prostatës dhe gjendet shumë e rritur në gjak kur ka kancer të prostates. Por kur ka dyshime, këshillohet bërja edhe e ekografisë së prostatës. Përveç kësaj një ndihmë të madhe jep edhe bërja e biopsisë së prostatës me anë të së cilës merret pak material indor nga prostata me anë të një gjëlpëre dhe ky shihet më pas në mikroskop.

Po ashtu kanë vlerë matjet dinamike të currilit të urinës si dhe cistoskopia që është vendosja e një tubi nga poshtë nëpërmjet kanalit të urinës e pamja në brendësi të fshikës së urinës. Cistoskopia ndihmon mjekun të shohë madhësinë e gjendrës, të identifikojë lokalizimin e gjendrës e shkallën e obstruksionit.

Postime të ngjashme

Ozempic, bari inovativ antidiabetik me mbrojtje nga risqet kardiovaskulare edhe në Shqipëri
Dërgonin pacientët e Onkologjikut në klinika private, Prokuroria mbyll hetimet dhe dërgon për gjykim zyrtarë dhe mjekë të QSUT (EMRAT)
Pse luleshtrydhet myken kaq shpejt? Gabimi që bëjmë të gjithë
Këto janë efektet anësore të ujit me limon
Mishrat e dhëmbëve: Çfarë tregon ngjyra e tyre për shëndetin tonë
Shifra shqetësuese: Vdekjet nga kanceri i rektumit po trefishohen te të rinjtë
5 superushqime që do t'ju ndihmojnë të flini më mirë dhe më gjatë
Erëzat që zvogëlojnë inflamacionin dhe forcojnë trupin