Rrudhat mund të jenë një gjë e së shkuarës

Saga e fytyrave me rrudha, mund të jenë një gjë e së shkuarës, pasi studiuesit kanë identifikuar një mekanizëm që ndikon në plakjen e saj. Një përbërës kyç i proteinave që mund të përfaqësojë ‘një ndërhyrje të re anti-plakje’ është zbuluar nga shkencëtarët. Janë krijuar dy barna që ofrojnë shpresë se mund t’i themi lamtumirë plakjes.

Medikamenti rrit nivelet e një proteine ​​të caktuar, e cila gjendet në nivele të larta në qelizat e reja të lëkurës, por fillon të zvogëlohet me kalimin e kohës, duke shkaktuar edhe plakjen.

Kur nivelet e kësaj proteine ​​bien, qelizat e lëkurës duken më të vjetra, të deformuara dhe më pak elastike. Përveç kësaj, stresi dhe ekspozimi ndaj kimikateve toksike, ose dielli, gjithashtu mund të ulin nivelet e proteinës, të quajtur COL17A1. Por duke i dhënë shpresë kujtdo që dëshiron një pamje më rinore, hulumtuesit thanë se kanë gjetur një mënyrë për të rritur nivelet e saj.

“Barnat kanë potencial për të ndihmuar shërimin e plagëve dhe madje edhe për të parandaluar kancerin e lëkurës”, sugjerojnë studiuesit. Shkencëtarët e bënë zbulimin tek minjtë dhe tek indet e lëkurës njerëzore, të rritura në laborator. Komponimet ende duhet të testohen tek njerëzit e gjallë. Në  revistën ‘Nature’, autorët thanë se zbuluan dy komponime kimike që nxitën COL17A1.

Postime të ngjashme

45% e të moshuarve në azile me probleme mendore, pa mjekë dhe pa barna
Një test i thjeshtë vizatimi vë në dukje shenjat e hershme të demencës
Moti i nxehtë ndikon seriozisht personat me probleme kardiovaskulare, disa këshilla si të mbroheni
Temperaturat mbi 30 gradë Celsius sjellin probleme në shëndet. Masat që duhet të ndërmerrni
Si të qëndroni në formë teksa vitet kalojnë
A është plakja e trurit e trashëgueshme, kujdesi që ju duhet
Tretja ndryshon me moshën, ja si duhet të veproni
Çfarë është plakja cerebrale (e trurit)