Kryefaqja Box 6 Rrushi i thatë dhe efektet e tij në shëndetin e zemrës

Rrushi i thatë dhe efektet e tij në shëndetin e zemrës

0
Shpërndaje

Përgatiti për gazetën “Shendet+”:E. B

Mjekët shpesh rekomandojnë të hani rrush të thatë në mëngjes si një mënyrë e mirë për të pasur zemër të shëndetshme, të ulni kolesterolin, si dhe të parandaloni kapsllëkun. Rrushi i thatë është burim natyror i vitaminave dhe mineraleve, por këto përfitime mund të jenë më të larta në qoftë se konsumoni ujin në të cilin i keni lënë të qëndrojnë për disa orë. Kjo pasi përmbajtja e sheqerit reduktohet duke e kthyer këtë produkt në një ilaç të shkëlqyer mjekësor.

Këshillohet që rrushi i thatë të jetë ngjyrë kafe e errët errët. Ekziston edhe një lloj rrushi i zi me hije blu, i cili mund të konsiderohet në të njëjtin nivel me të parin.

Vendosni një gjysmë filxhani rrush të thatë në ujë të nxehtë në mëngjes dhe e lini të ftohet gradualisht në temperaturën e dhomës. E lini 24 orë (deri mëngjesin tjetër).

Të nesërmen në mëngjes pini lëngun dhe hani rrushin me stomak bosh. Ndiqni këtë regjim për katër ditë, të paktën. Rrushi i thatë rregullon aftësinë përthithëse të sheqerit në trup duke e bërë atë të qëndrueshme. Rrjedhimisht reduktohen gjasat për komplikime emergjente.

Për më tepër, rrushi i thatë ndihmon në çlirimin e hormoneve që janë përgjegjës për t’i treguar trupit kur është i ngopur apo i uritur.

Duke mbajtur këto hormone nën kontroll, njerëzit që konsumojnë rrush të thatë kanë shanse më të larta për të parandaluar urinë.

Ata që vuajnë nga anemia nuk duhet të heqin dorë nga rrushi i thatë. Kjo pasi ai ka hekur, bakër dhe vitamina komplekse B që janë të nevojshme për formimin e qelizave të reja.

Rrushi i thatë është burim i pasur me kalium dhe magnez. Këto minerale janë  efektivë në neutralizimin e aciditetit të tepërt në trup. Aciditeti i tepërt në trup shkakton probleme të shumta duke nisur nga sëmundjet e lëkurës, rënien e flokëve, sëmundjet e zemrës, etj.

Pavarësisht të mirave, konsumimi i rrushit të thatë kërkon kujdes. Rrushi i thatë ka shumë kalori dhe të bën të shtosh shumë shpejt në peshë ndaj konsumi duhet të mbahet nën kontroll./bestherbalhealth

 

LËR NJË MESAZH

Please enter your comment!
Please enter your name here