Rubena Moisiu, 9.3 për qind lindje të parakohshme, shifër shqetësuese

Edlira Sulejmani

Lindjet  e parakohshmë vazhdojnë të jenë në shifra të larta në vend. Vetëm në maternitetin “Koço Gliozheni” në Tiranë, nga 4600 lindje gjatë vitit të kaluar 9,3 për qind e tyre kanë qenë para kohe.  Kjo për drejtuesen e këtij institucioni, Rubena Moisiu,  është një shifër shqetësuese, ndërkohë që  lindjet e parakohëshme, thotë ajo sjellin edhe shpenzime të mëdha finaciare për maternitetin.

rubena moisiu

“Bebet që lindin para kohe kanë shumë probleme, pavarësisht se ato mbijetojnë”, thekson mjekja Moisiu.

Drejtuesja e maternitetit “Koço Gliozheni”  ndalet dhe në problemet që ka institucioni i saj, në lidhje me mangësinë që ka ky institucion shëndetësor me stafin. Ndërsa përsa i përket buxhetit ajo thotë se ai asnjëherë nuk plotëson të gjitha nevojat.

Ndërkohë, një lajm i mirë që vjen nga ky maternitet është se vdekshmëria foshnjore është ulur ndjeshëm, 5 për mijë, thotë mjekja, ndërkohë që vdekshmëria amëtare gjatë vitit të kaluar ishte zero.

Postime të ngjashme

Dietë apo aktivitet fizik? Cila është më e rëndësishme për rënien në peshë?
Zhvillime të mëtejshme në dizenjimin e barnave për trajtimin e infeksioneve virale
Kur duhet të kërkojmë ndihmë profesionale për humbjen e peshës?
Ethet e Nilit në Korçë, ISHP në terren pas konfirmimit të rastit të parë në Shqipëri. Hetime dhe depistim për parandalimin e infektimeve
A mund të kalojë diabeti i tipit 2 në remision pas humbjes së peshës?
Mjeku Tritan Kalo zbulon dy parazitët që “fshihen” në zorrë gjatë verës: Ja si dallohen dhe çfarë pasojash shkaktojnë
Si ndikon vaji i ullirit në ngopje dhe kontroll të oreksit
Konfirmohet rasti i parë i Virusit të Nilit Perëndimor në Shqipëri