Megjithëse ka shumë vite në moshë dhe karrierë, lëviz plot gjallëri dhe shkathtësi brenda zyrës; ngrihet dhe ecën nëpër zyrë krejt ndryshe nga bashkëmoshataret apo bashkëmoshatarët e thinjur; ecën duke mos pyetur fare për peshën e moshës. Dr. Rubena Moisiu përcjell ritëm dhe energji në drejtimin e Spitalit Obstetrik-Gjinekologjik “Koço Glozheni”, por edhe në profesionin e saj si mjeke gjinekologe. Prej pak vitesh ajo është bërë gjyshe, një kënaqësi e jashtëzakonshme për këdo; pasi i gëzohet plot ojna dhe teka vajzës së vajzës së saj, por jashtë familjes Moisiu, ajo shfaqet si një doktoreshë e re, një mikeshë e re dhe një mike e re për këdo dhe kudo. “Shëndetin ia dedikoj prindërve të mijë, si shumë gjëra të tjera të veçanta”, – thotë Rubena, e cila, krejt ndryshe nga shumica e pjesëmarrësve të rubrikës tonë, i rrëfen troç gjërat për jetën e saj. Nuk bën palestër, nuk mban dietë, është kundër përdorimit të operacioneve plastike për qëllime estetike, shfaqet kundër përdorimit të suplementeve; e shumë gjëra të tjera, të cilat janë joshja dhe kënaqësia e madhe për vajzat apo zonjat e sotme. Ajo e pranon se nuk është një model tipik për të tjetër, por shëndetin e ka të dhuruar dhe profesioni prej mjeke e ka bërë të shkathët që të lexojë simptomat e trupit dhe të parandalojë në kohë çdo shqetësim të pritshëm. Për më shumë rreth Dr. Rubenës dhe jetës së saj, na ndiqni. Lexoni intervistën në gazetën “Shëndet Plus”.
Para se të nisim pyetjet tipike të rubrikës tonë, jemi shumë kureshtarë që të dimë sesi Rubena Moisiu u bë mjeke?
Në familjen tonë nuk ka pasur mjekë. Në kohën që mbarova shkollën e mesme në Tiranë, ashtu siç e kërkonin procedurat e asaj kohej, do të duhej që të bëja një kërkesë për të vazhduar studimet e larta, ku duhej të zgjidhja tri preferenca. Për degët më të mira zgjidheshin ata që kishin rezultatet më të larta. Mua më pëlqente të studioja për gjuhët e huaja. Nuk më pëlqente mjekësia. Ishte dëshira dhe këmbëngulja e babait tim që të studioja për mjekësi. Siç e thashë, në familje nuk kishim mjekë dhe im atë thoshte se mjeku është i respektuar dhe i paprekshëm në çdo sistem. Kështu që ai më nxiti që të bëja kërkesë të parë mjekësinë, gjë që më pas u miratua.
Le të kalojmë te pyetjet tona. Shëndetin që keni, ia dedikoni kryesisht përkujdesjes, apo genit?
Shëndetin e konsideroj si trashëgiminë më të mirë të familjes. E konsideroj gjenetike, pasi profesioni që bëj ma heq mundësinë për të qenë e rregullt, për të ngrënë rregullisht sipas vakteve, për tu marrë me aktivitete të tjera në dobi të trupit. Prandaj është e vërtetë që shpeshherë ia bëjmë me borxh shëndetit tonë. Falë genit, shëndeti deri më sot nuk më ka krijuar pengesa në përditshmërinë time. Mjafton t’ju jap një fakt: Nuk kam munguar asnjëherë në punë për motive shëndetësore.
Cilat janë ushqimet tuaja të preferuara?
Dy janë preferencat kryesore: Më pëlqejnë brumërat dhe produktet e detit; Më konkretisht më pëlqejnë pastat dhe jam tej mase e dhënë pas kallamarit dhe karkalecit më shumë sesa ndaj peshkut.
Nuk jam e dhënë pas mishit. Frutat i konsumoj jo shumë. Ëmbëlsirat nuk i përdor. Gjërat e hidhura më pëlqejnë. Nuk kam preferencë për sheqernat.
A gatuani në familje? Çfarë do tu pëlqente të gatuani?
Unë nuk di të gatuaj (qesh). Kam pasur fatin që të më shërbejnë tërë jetën. Në rininë time ishte mamaja dhe më pas vjehrra. Nuk e kam me dëshirë që të ulem për të gatuar.
Pjata që unë kam qejf që të përgatis për veten dhe anëtarët e familjes time, padyshim që do të ishte rizoto. Ajo që do të kisha dëshirë të gatuara do të ishte një rizoto sipas stilit tim dhe jo sipas recetës. Me pak fjalë, më pëlqen që të ha më shumë sesa të gatuaj (qesh).
A ju pëlqen të përdorni çajin?
Çaji nuk më pëlqen shumë. Dhe paradoksi më i bukur është se ia di vlerat por nuk e preferoj që ta konsumoj.
Po suplementet dietike?
Jam kundër përdorimit të suplementeve dietike. Ushqimet natyra që konsumojmë kanë përmbajtje kripërash mineralesh, vitaminat, proteinat, etj. Pra, nëse ha mirë, nuk ka nevojë për vitamina shtesë. Gjatë kohëve të fundit kam parë shumë gra që përdorin pilula për uljen në peshë. Për mua ato lloj pilulash janë të dyshimta.
Suplementet me vitamina janë të domosdoshme janë në kohën e shtatzënisë. Një grua shtatzënë që mban në trup edhe një qenie tjetër, përmes ushqimit nuk arrin që të marrë të gjitha vitaminat që i kërkohen nga organizmi. Prandaj janë të rekomandueshme këto suplemente.
A merret Rubena me gjimnastikë? Shkoni në palestër, apo bëni ecje në natyrë?
Gjimnastika është shumë e mirë por unë nuk bëj palestër. Aq më tepër, nuk bëj as ecje në natyrë. Unë kam tentuar që të bëj ecje nga liqeni, por nuk e kam mbajtur dot dhe nuk kam arritur ta vë në rregull. Përveç lëvizjeve që të detyron profesioni gjatë ushtrimit të tij, nuk mund të bëj ecje tjetër.
Sa i kushton vëmendje pamjes së jashtme (estetike) Dr. Rubena?
Nuk më pëlqen ti kushtoj shumë kujdes vetes. Kremrat, kozmetika, mbajtja e flokëve nuk janë pasionet e mija. Më pëlqen ti kushtohen vetes me një minimum mundësie. Nuk më është dashur që të bëj ndonjë gjë të tepruar. Më pëlqen ta përdor një kozmetikë e mirë. Nuk jam e rregullt që të shkoj në sallonet estetike. Në mënyrë të veçantë më pëlqen ti kushtoj rëndësi kokës, kryesisht flokëve. Por, dua të them se i kam zili ato femra që janë të rregullta sepse vetëm kështu ato tregojnë respekt ndaj vetes.
Operacionet plastike, ndërhyrjet janë bërë të modës sot. Për shembull, përdorimi i botoksit. Çfarë mendimi ju?
Unë nuk kam gjë kundër atyre që i përdorin, por nuk më pëlqen ti përkrah. Në radhë të parë më duket një falsitet. Të gjitha fytyrat e bëra me operacione të tilla estetike më duken njësoj: Me të njëjtën pamje dhe natyrë, me të njëjtën shprehje fytyre, pa emocione dhe pasione.
Si mjeke dua të ndaj edhe diçka tjetër për ato femra që janë të dhëna pas operacioneve plastike. Sot në botë po bëhen studime të thelluara për plastikën e gjirit. Konstatohet një rritje e lehtë e pranisë së kancerit të gjirit tek ato femra që kanë bërë ndërhyrje estetike në gji.
Por, padyshim, një kirurgji estetike do të ishte e nevojshme kur një person ka një deformim dhe ndihet inferiore në shoqërinë në të cilën jeton. Më duket e tepërt që një vajzë e re të bëjë gjëra të tilla kur rinia e ka vetë mrekullinë dhe freskinë e saj.
Po ashtu, dua të theksoj edhe diçka tjetër shumë të rëndësishme: Operacionet plastike janë gjëra që kanë nevojë që të ripërsëriten pas një periudhe të caktuar. Këto të bëjnë edhe vartës dhe nesër sërish do të duhet që të bësh ndërhyrje.
Sot po i kushtohet shumë rëndësi edukatës shëndetësore të familjes. Sa ndihet kjo në familjen tuaj?
Edukata shëndetësore e prindërve është shumë e rëndësishme në një familje. Por, në familjen tonë, edhe unë edhe bashkëshorti im jemi mjek. Ne kemi dy vajza. Për hir të së vërtetës, ato janë më të mirinformuar për disa çështje dhe tregojnë më shumë kujdes ndaj shëndetit sesa ne. Ato janë mësuar që të bëjnë “check up”-e të rregullta edhe atëherë kur nuk kanë probleme shëndetësore. Kjo është ajo që duhet të arrijmë ta bëjmë të gjithë.
Po me mjekun personal si i keni marrëdhëniet?
Mjekët në përgjithësi bëhen mjekë të vetes. Nëse unë konstatoj probleme shëndetësore, shkoj te dy mjekë, të cilët janë njëherësh edhe miqtë e mijë. Njëri është kardiolog dhe tjetri endokrinolog. Por, fatmirësisht, deri më tani nuk kam pasur probleme.
Dua të them diçka që vjen edhe falë përvojës time si drejtuese e një institucioni shëndetësor: Mjeku i familjes sot është një instancë shumë e rëndësishme në sistemin shëndetësor dhe po bëhet një punë shumë e mirë që po i kushtohet rëndësi që në auditoret e universiteteve. Ai duhet që të jetë i mirinformuar për shumë fusha dhe sfera në mënyrë që të japë rekomandimet e duhura dhe të sakta.
Jam kureshtar t’iu bëj një pyetje që ka shumë lidhje me profesionin tuaj. Sot fëmijët që lindin, janë më të pashëm, më inteligjentë, më të shkathët se sa dikur. Pse ndodh ky fenomen?
Po. Është e vërtetë. Por, unë do të rendisja disa faktorë: Së pari, faktori përcaktues është pjesa gjenetike. Kjo ka qenë edhe dikur por një tjetër faktor që do ta vlerësoja si ndikues është përmirësimi i cilësisë së ushqyerjes. Tek gratë shtatzëna ka përmirësim te ushqimi që konsumojnë. Po ashtu, shënohet një rritje e kulturës dhe edukatës shëndetësore të familjes në përgjithësi, dhe të nënës në veçanti. Një tjetër faktor është se “në ditët e sotme, nëna i flet bebes së saj që në bark. Është e provuar edhe shkencërisht se këto veprime e shtojnë inteligjencën e bebes. Ato gjëra që dëgjon nëna, ato i dëgjon edhe bebja në bark; edhe momentet e zënkave, edhe momentet e dashurisë, të cilat ndikojnë negativisht ose pozitivisht në shëndetin e bebes nesër. Po ashtu, fëmijët kanë mundësi të zgjerojnë fantazinë, që të marrin informacione të shumëllojshme për shkak të shtimit të jashtëzakonshëm të mjeteve të komunikimit.
Shqiptarët nuk njihen për një edukatë shëndetësore të veçantë. Nga nota 1 deri në 10, si do ti vlerësonit shqiptarët, referuar edhe fakteve që konstatoni gjatë ushtrimit të aktivitetit tuaj të përditshëm?
Nëse do të përdorej një kriter i tillë vlerësimi, do ti lija te nota 3. Nga kontaktet që unë kam, qoftë edhe përmes kolegëve, konstatohet një nivel që lë shumë për të dëshiruar. Kjo nuk ka të bëjë fare me shkallën e edukimit apo të nivelit ekonomik. Në përgjithësi shqiptarët nuk e njohin veten e tyre, trupin e tyre, shëndetin e tyre. Por, e shoh me optimizëm brezin e ri. Ato kanë më shumë dëshirë që të dinë më shumë për veten e tyre. Marrin informacione përmes internetit apo burimeve të tjera. Interesi për kujdesin shëndetësor do të vijë në rritje.
A keni ndonjë këshillë apo mesazh për lexuesit e “Shëndet Plus?
Dua të flas qartë, shkurt dhe saktë: Parandalimi është mjekimi më i mirë. Një tjetër këshillë që kam është se çdo njeri duhet të bëjë kontrolle mjekësore (check up-e) sa më të rregullta.
Rubena Moisiu
Shëndeti, dhuratë nga prindërit