Rukola: Ja vetitë terapeutike dhe tretëse që ka

Përshtati në shqip: Daniela Burnazi

Rukola përmban sulforafano dhe beta karotene, dy përbërës që kanë një rol të rëndësishëm në parandalimet e tumoreve. Rukola do ju ndihmojë të ndiheni më mirë, falë përfitimeve të saj pastruese, tretëse dhe tonifikuese. Kjo perime e jashtëzakonshme parandalon ulcerat, gastritet dhe problemet e mëlçisë, pasi largon lëngjet e tepërta dhe toksinat.

Ajo është një burim i pasur me vitaminë A, fibra, vitaminë C, vitaminë K, folat, hekur, kalcium, fosfo Rukola përmban nivel të lartë klorofili i cili pengon dëmtimin e AND-së dhe mëlçisë të shkaktuar nga aflatoksina, substance kancerogjene që krijohet në myl dhe më së shpeshti gjendet në misër, kikirika dhe në frutat e arrës.r, magnez, mangan dhe kalium.

Rukola stimulon oreksin, por edhe prodhimin e lëngjeve gastrite. Nëse e konsumoni në mënyrë të rregullt, nuk do të keni më probleme me gazrat intestinale, ndërsa do të përmirësoni tretjen e tyre. Përmbajtja e lartë e glukozinoleve lufton viruset dhe bakteret.

Nëse nuk mjafton kjo, ju themi se rukola ka shumë pak kalori (vetëm 25 kalori për 100 g raketa). Ka nga ata që e preferojnë rukolën për veprimin e saj qetësues. Romakët e lashtë e përdornin atë për të përgatitur filtrat e dashurisë.

Kalojmë te pesha: rukola nxit metabolizmin tuaj dhe gjendet gjithnjë në dietat e dobësimit. Edhe për kë vuan nga anemia, është ndër perimet që duhet konsumuar me sasi të mëdha pasi përmban shumë hekur. / shëndeti.com.al / health

Postime të ngjashme

Përdorimi i bimëve mjekësore në trajtimin e plagëve dhe pezmatimeve të lëkurës
5 ushqimet më të mira për lehtësimin e dhimbjeve të stomakut
6 ushqime që ulin sheqerin në gjak në mënyrë natyrale
5 ushqime shumë të rëndësishme për përmirësimin e shëndetit mendor
5 fruta që ndihmojnë në pastrimin e mëlçisë
Qershitë – Fruti i vogël me fuqi të mëdha
Hëngra 2 vezë për mëngjes çdo ditë për një muaj—Ja si ndryshoi dieta dhe rutina ime e mëngjesit
Frutat që ulin tensionin e lartë të gjakut në mënyrë natyrale, sipas ekspertëve