25% e burrave rusë vdesin para se të mbushin 55 vjeç përkundrejt 7% të anglezëve. Alkooli dhe duhani konsiderohen si shkaqet kryesore dhe tashmë një studim i Qendrës së Kërkimeve mbi Kancerin në Moskë, në bashkëpunim me Universitetin e Oksordit tregojnë se rreziku rritet tepër nëse pihen sasi të mëdha vodke. Studimi u publikua në revistën “The Lancet”. Kush konsumon 3 apo më shumë shishe vodka në javë ka 64% më shumë mundësi të vdesë para kohe.
Rusi, vodka shkaku kryesor i vdekjes së parakohshme
