Sa është përqindja e përgjithshme e vdekshmërisë në protezat e gjurit?

Ervin Priftaj,  ortopedist -traumatologjist

Përqindja e përgjithshme e vdekshmërisë në protezat e gjurit është më pak se 1%, por kjo shifër rritet me moshën, tek meshkujt dhe nga patologjitë e ndryshme të kaluara. Identifikimi i këtyre patologjive para ndërhyrjes është i rëndësishëm për uljen e komplikacioneve perioperative.

gjuri i protezuarNjë vlerësim i rrethanave sociale të pacientit është i rëndësishëm për organizimin e rehabilitimit postoperator të pacientit.

Ekzaminimi duhet të përfshijë edhe vlerësimin e cikatriceve ekzistuese ose të defekteve te indeve të buta rreth e rrotull gjurit. Gjithashtu një vlerësim i kujdesshëm i statusit vaskular të anesisë duhet bërë. Duhen identifikuar dhe trajtuar infeksionet sistemike ose lokale.

Duhen identifikuar dhe trajtuar defiçitet e mundshme të kuadricepsit dhe mekanizmave ekstensore nëpërmjet rehabilitimit sepse këto mund të ulin dhimbjen dhe lehtësojnë shërimin. Matet harku i lëvizjeve, deformimet e mundshme flektore ose varus valgus dhe regjistrohen. Parashikuesi më i mirë i harkut të lëvizjeve pas Protezimit të Gjurit është harku preoperator i lëvizjeve.

Postime të ngjashme

EMRI/ Ndalohet drejtori i Spitalit të Fierit, zbardhen detajet e para
Shqipëria vijon të shuhet, lindjet ranë me 10.5% në T3, shtesë pozitive vetëm Tirana e Durrësi
Trajtimi me medikamentet GLP-1 RA, mjekja zbulon gabimet më të zakonshme që bëjnë pacientët
Pagesat nga xhepi për shëndetësinë, Raporti i KE: Qytetarët paguajnë tri herë më shumë se mesatarja e BE-së
Mjekja zbulon dietat që janë efektive për rënien nga pesha
Përtej vitaminës D: Si ndikon drita e diellit në metabolizëm dhe sheqerin në gjak
Pudinga me copëza xhami në treg, AKU: Mos e konsumoni
Medikamentet GLP-1 RA: Çfarë duhet të presin personat me obezitet nga trajtimi me këto barna?