Sa gjatë do jetosh? Shpiket “Ora e Vdekjes” që të tregon sa jetë të ka mbetur

Nëse je i shqetësuar për stilin tënd të jetës dhe se ç’po i bën ajo shëndetit tënd, ndoshta një pajisje e re mund të të ndihmojë. Një shpikës suedez ka krijuar Tikker ora e vdekjesnjë orë të frikshme, e cila llogarit kohën që i ka mbetur një njeriu për të jetuar dhe pastaj ecën me numërim mbrapsht. E cilësuar edhe si “Ora e Vdekjes”, Tikker u krijua nga Fredrik Colting.

Në fakt, edhe pse ne mund ta quajmë të frikshme, krijuesi i saj e quan “Ora e Lumtur”, pasi pretendon se ajo i ndihmon njerëzit që ta shijojnë kohën që u ka mbetur për të jetur.

Tikker aktivizohet pasi personi ka përmbushur një pyetësor mbi historinë e tij mjekësore, përfshirë alergjitë dhe sëmundjet. Gjithashtu njerëzit pyeten mbi çfarë pinë dhe duhanin, nëse në familjen e tyre kanë pasur të sëmurë me kancer, diabet apo sëmundje të tjera. Personi duhet të deklarojë dhe sa ushtrohet, si dhe sa peshon përpara se të marrë kohën që i ka mbetur për të jetuar. Pasi vendoset data që parashikohet se ai do të vdesë, Tikker (e cila funksionon dhe si orë normale) fillon të numërojë mbrapsht./ A.Gjypi

Postime të ngjashme

Shtatë fëmijë të Kopshtit nr. 10 në Vlorë përfundojnë në spital, dyshohet për helmim nga ushqimi
Produktet e pasigurta në treg, alarmi vjen nga Belgjika; kontrollet në Shqipëri ranë me 33% në 2025
Buxheti 2027/ Spahiu: 117.8 miliardë lekë për shëndetësinë dhe mirëqenien sociale
Përtej vitaminës D: Si ndikon drita e diellit në metabolizëm dhe sheqerin në gjak
Pudinga me copëza xhami në treg, AKU: Mos e konsumoni
Medikamentet GLP-1 RA: Çfarë duhet të presin personat me obezitet nga trajtimi me këto barna?
QSUT prej muajsh pa aparaturën e Litotripsisë, pacientët me gurë në veshka pa shërbim
Tragjedi në Spitalin e Traumës në Tiranë/ Pacienti hidhet nga kati i tretë dhe humb jetën, policia nis hetimet