Përshtati për gazetën “Shëndet+”: Blertina Koka
Një njeri mund të jetojë më shumë se tre javë pa ushqim, (Mahatma Gandhi ka mbijetuar 21 ditë pa ngrënë), por uji është një çështje tjetër.
Të paktën 6% e trupit të një të rrituri përbëhet nga uji, dhe çdo qelizë e gjallë në trup ka nevojë të funksionojë. Uji vepron si një lubrifikant për nyjet tona, rregullon temperaturën e trupit tonë nëpërmjet djersitjes dhe frymëmarrjes, dhe ndihmon për largimin e papastërtive.
Ndryshe nga ushqimi, koha maksimale që një individ mund të kalojë pa ujë është jo më shumë se një javë. Kjo kohë është më e shkurtër në kushte të vështira, si temperaturat e larta.
Për të përcaktuar limitin e qëndrimit pa ujë, shkencëtarët janë bazuar tek vrojtimet e njerëzve që ndodheshin në fundin e jetës, të cilët nuk konsumonin ushqim dhe ujë. Ata dolën në përfundimin se njeriu mund të qëndrojë 3-4 ditë pa pirë ujë, jo më shumë.
“Ju mund të kaloni 100 orë pa pirë ujë në një temperaturë mesatare jashtë. Në qoftë se temperatura është më e freskët, ju mund të shkoni pak më të gjatë. Nëse jeni të ekspozuar ndaj diellit, ndodh e kundërta,” u shpreh Claude Piantadosi, profesor tek ‘Universiteti Duke’, për të përditshmen Fox.
Trupat tanë humbin vazhdimisht ujë, prandaj nuk është mjaftueshme të pini një gotë ujë në ditë për të mbajtur trupin në formë. Ne humbasim ujë kur djersitim, kur shkojmë në tualet, madje dhe kur nxjerrim frymëmarrjen.
Burimi: Independent / https://shendeti.com.al/

