Sa kile duhet të shtojnë nënat shtatzëna?

shtatzene 3Përgjigjja nga mjekja gjinekologe Kozeta Mustafaraj:

Shtimi në peshë i rekomanduar për gratë shtatzëna është 11 – 16 kg (kjo për gratë me peshë normale mesatare).

Gjatë tremujorit të parë kërkesat shtesë për një grua janë 150 deri 200 kalori në ditë, çka ndihmon një  shtim në peshë me 450 – 700 gramë në muaj.

Në tremujorin e dytë dhe të tretë nevojitet një shtesë kalorike që varion nga 400 deri 500 kalori në ditë, çka bën një shtim prej 450 gramësh në javë.

Për gratë obeze (me BMI >30) shtimi në peshë duhet variojë nga 7 deri 11 kg gjatë gjithë shtatzënisë, përkatësisht 800 gramë në tremujorin e parë dhe 300 gramë/javë në pjesën tjetër të shtatzënisë. Ndërsa përsa i takon grave nën peshë është e nevojshme një shtesë 12,6 – 18 kg gjatë gjithë shtatzënisë, 2 kg në tremujorin e parë dhe 450gr/javë deri në fund të shtatëzanisë.

Përsa i takon mosshtimit normal në peshë, ai shoqërohet me lindje të fëmijëve me peshë të ulët dhe me probleme të mëpasshme në funksionin neuropsikik imun. Ndërsa në rastet e mbipeshës lindin komplikacione tek fëmija (peshë të madhe) dhe pasohet me zhvillim të diabetit të shtatzënisë tek nëna, tension të lartë, rrezik për lindje të parakohshme, shtime të rasteve me lindje me operacion apo komplikacione gjatë lindjes.

Postime të ngjashme

Gjashtë fëmijë të një kopshti përfundojnë në spital në Korçë, dyshohet për helmim
829 raste të reja me kancer gjiri në 2025, ISHP: Ulet vdekshmëria, ja qarqet me incidencën më të lartë
Uri fizike apo emocionale? Endokrinologia shpjegon si ta kuptoni pse po hani
Dërgonin pacientë me kancer në klinikat private, SPAK mbyll hetimet për Onkologjikun
Fruthi rikthehet fuqishëm në SHBA, 5 viktima në Pensilvani/ Mbi 3,650 raste gjatë vitit 2026
Mjekja: Obeziteti te moshat pediatrike, kambanë alarmi
Shqipëria zgjeron mbrojtjen ndaj HPV-së, nis edhe vaksinimi kundër gripit sezonal
Pediatrja Lira Gjika: Pse nuk duhet ushqyer fëmija pas moshës 2 vjeç