Sa ndikojnë faktorët hormonalë në zhvillimin e prostatës?

Androgenët luajnë një rol të rëndësishëm në zhvillimin e prostatës normale, si edhe në trajtimin e karcinomës së prostatës. Supozohet se nivelet e larta të testosteronit dhe të dihidro-testosteronit për një kohë të gjatë, mund të rrisin rrezikun e karcinomës prostatike.

Viktor QereshnikuFaktorë të tjerë janë akuzuar si nxitës, por jo të konfirmuar plotësisht, si p.sh.: ndikojnë faktorët ambientale, duhani, konsumi i alkoolit, aktiviteti fizik, aktiviteti seksual, faktore socio-ekonomike, etj.

Në 70% të rasteve adenokarcinoma e ka origjinën nga pjesa periferike e prostatës, zakonisht me lokalizim posterior (të pasëm). Për këtë arsye ekzaminimi digital rektal, merr një rëndësi të veçantë diagnostike sepse kjo zonë është e prekshme me anë të këtij ekzaminimi. Në rreth 20% të rasteve adenokarcinoma lokalizohet në pozicionin antero-medial. Zona qendrore rrallë herë është zona ku lokalizohet tumori me rreth 5% të rasteve.

Evolucioni natyral i sëmundjes vazhdon me përhapje lokale në vetë gjendrën dhe mandej në infiltrimin në vezikulat seminale, në qafën e fshikëzës së urinës dhe në uretrën prostatike, që manifestohet me fenomenet obstruktive me vështirësi në urinim, me urinim të shpeshtë (polakiuria) dhe nganjëherë edhe me gjak në spermë (emospermia).

Në stade të avancuara ndodh edhe infiltrimi në dyshemenë pelvike, në rektum që manifestohet me tenezma. Metastazat mund të përhapen në rrugë limfatike dhe me këtë rrugë infiltrohen limfonodulat pelvike dhe para-aortike, ndërsa me rrugën hematike (të gjakut ), zakonisht metastazat zhvillohen në kolonën vertebrore lumbare dhe më rrallë në kockat e kofshës, në pelvis, si edhe në brinjë.

Postime të ngjashme

Nobeli i Mjekësisë shkon për “çelësin e dritës” që ndez dhe fik neuronet
Gjashtë fëmijë të një kopshti përfundojnë në spital në Korçë, dyshohet për helmim
829 raste të reja me kancer gjiri në 2025, ISHP: Ulet vdekshmëria, ja qarqet me incidencën më të lartë
Uri fizike apo emocionale? Endokrinologia shpjegon si ta kuptoni pse po hani
Dërgonin pacientë me kancer në klinikat private, SPAK mbyll hetimet për Onkologjikun
Fruthi rikthehet fuqishëm në SHBA, 5 viktima në Pensilvani/ Mbi 3,650 raste gjatë vitit 2026
Mjekja: Obeziteti te moshat pediatrike, kambanë alarmi
Shqipëria zgjeron mbrojtjen ndaj HPV-së, nis edhe vaksinimi kundër gripit sezonal