Sa ndikon teknologjia dhe celulari në organizmin e fëmijëve e adoleshentëve?

Nga doktoreshë Jera Kruja:

Përveç ndikimit në shfaqjen e disa patologjive neurologjike ose të përgjithshme, celularët kanë një ndikim negativ  edhe në gjendjen e përgjithshme, në çdo grupmoshë, por në veçanti te femijët dhe adoleshentët.

Femijet celulareStudimi transeksional i Redmayne M e bp., (2013), mbi shkallën e mirëqenies së adoleshentëve dhe përdorimin e celularit, arrin në përfundimin se rezultatet e gjetura janë domethënëse nga ana statistikore dhe se kjo lidhje e ndërsjelltë takohet në 36% të të anketuarve, në krahasim me pritshmërinë vetëm 5%.

Këta autorë rekomandojnë të paktën kufizimin e përdorimit të celularit dhe aparateve pa kordon deri në 15 minuta në ditë, si edhe evitimin e përdorimit të tyre si orë zgjimi.

Raporti i MobilËise “Risku për shëndetin i telefonit celular, rasti për të vepruar në mbrojtje të fëmijëve”, jep të dhëna në këtë drejtim, pas prezantimit të rreth 200 studimeve shkencore.

Ky raport përshkruan këto mundësi të prekjes së shëndetit: çrregullimet e gjumit, çrregullimet e të mësuarit dhe të kujtesës, dëmtime të zemrës, trurit dhe mëlçisë dhe rritje të prodhimit të radikaleve të lirë me ndikim dëmtues mbi ADN-në.

Kufizimi i përdorimit të celularit duhet të shtrihet edhe te nënat shtatzëna, për të evituar ndikimin te fëmija ende i palindur.

Postime të ngjashme

Kur një nënë e kuptoi menjëherë se vajza e saj ishte dhunuar, pse nuk u aktivizuan mekanizmat e sistemit shëndetësor?
Raporti i OBSH-së: Rastet e kancerit pritet të rriten ndjeshëm në mbarë botën
E sëmura me kancer në protestë: Jep para për koncert dhe nuk rimburson ilaçet tona
5 kura shtëpiake për pickimet e mushkonjave
5 mënyra për të mbajtur kockat tuaja të forta pas moshës 50 vjeç
5 arsye pse pjeshkët nuk duhet të mungojnë në dietën tuaj
Çfarë duhet të dini para një ndërhyrjeje estetike? | Podcast me Dr. Tani Asqeri
“Mos e nënvlerësoni” – Mjeku: Kujdes nga infeksioni i Impetigos, ja shenjat dhe mënyrat e trajtimit