Sa shpesh duhen bërë kontrollet e gjirit dhe mitrës?

Përgjigjja nga mjekja Nevila Rexhaj:dhimbje

Ne ofrojmë kontrollin. Duhet të bëjnë mamografi të paktën një herë në vit në mënyrë që të merren masa kanceri të kapet në stadin fillestar, sepse çelësi i suksesit në trajtimin e sëmundjeve të tilla është diagnostikimi i tyre në stade të hershme. Përveç mamografisë, të paktën një herë në vit të bëhet edhe pap testi, me anë të të cilit mbahet nën kontroll dhe shikohet nëse janë ose jo prezentë faktorët që shkaktojnë kancer të qafës së mitrës. Pap-testi, ndryshe nga mamografia, këshillohet të bëhet tek të gjitha femrat të cilat e kanë nisur tashmë jetën e tyre seksuale. Ky test duhet bërë çdo vit deri në moshën 30-vjeçare. Pas kësaj moshe në rast se rezultatet janë negative ndaj kancerit për 3 vite me radhë, atëherë ky test mund të bëhet më pas një herë në 3 vjet.

Postime të ngjashme

A mund të jesh obez pa komplikacione shëndetësore? Ja çfarë thotë mjekja
Rasti i 13-vjeçarit me autizëm në QSUT, KMD nis verifikimet
VIDEO/ A është obeziteti i pashëndetshëm në të njëjtën formë?
Këto 8 ushqime mund të ulin rrezikun e goditjes në tru
Nobeli i Mjekësisë shkon për “çelësin e dritës” që ndez dhe fik neuronet
Gjashtë fëmijë të një kopshti përfundojnë në spital në Korçë, dyshohet për helmim
Vitamina D3: Përfitime për shëndetin dhe si ta merrni në mënyrën e duhur
Uri fizike apo emocionale? Endokrinologia shpjegon si ta kuptoni pse po hani