Përshtati në shqip për “Shendeti.com.al“: Marsela Aliaj
Të dëgjoni nga mjeku : ‘Ju keni kancer’ është gjëja e fundit që gjithkush do të donte të provonte. Meshkujt janë më të rrezikuar nga kjo sëmundje, me rreth 53.5%, krahasuar me femrat që kanë një nivel risku jo më të madh se sa 47.5%. Shkaku kryesor i kësaj dukurie është sepse meshkujt konsumojnë më shumë duhan.
Këto numra reflektojnë për shumë fakte. Fillimisht po rritet mosha e jetëgjatësisë dhe mosha më e madhe sjell rritje të rrezikut për t’u prekur nga kanceri. Gjithashtu po diagnostikohen më shumë raste dhe po ndihmohet parandalimi i tyre në kohë nga zhvillimi i teknologjisë, si mamografitë për kancerin e gjirit apo testet që nxjerrin në pah kancerin e prostatës.
Përmirësimi i mjeteve të diagnostikimit është edhe shkaku kryesor në fitoret që janë arritur në mposhtjen e sëmundjes. Edhe pse numri i personave të diagnostikuar me kancer sa vjen e rritet, vdekshmëria nga kjo sëmundje nga ana tjetër sa vjen e ulet.
Duke filluar nga vitet ‘90, ritmi i vdekshmërisë është ulur me mbi 20%. Nuk duhet harruar së një rol të rëndësishëm në mposhtjen e kësaj sëmundjeje luan edhe stili i të jetuarit. Mos pirja e duhanit, të pasurit një jetë aktive, ngrënia e një diete të pasur me fruta dhe perime janë të gjitha ndihmesa shtesë për mbrojtjen nga kanceri.
Burimi: Women’s Health / https://shendeti.com.al/


