Sajmir Pirgu, bamirësi për fëmijët e Pediatrisë

Sajmir Pirgu

Sajmir Pirgu, tenori i njohur shqiptar, ka dhënë një koncert në fundjavë si pjesë e turit të tij botëror, dhe të gjitha të ardhurat e koncertit i ka dhuruar për bamirësi spitalit pediatrik të Tiranës.

Kryetari i Bashkisë së Tiranës, Erion Veliaj, së bashku me tenorin Saimir Pirgu, ishin mëngjesin e sotëm në ambientet e QSUT-së, ku i dorëzuan drejtoreshës së këtij institucioni, Ogerta Manastirliu, çekun e të ardhurave.

Gjatë vizitës, kryebashkiaku Veliaj shprehu gatishmërinë për të ndihmuar me projekte konkrete lehtësimin e punës në Spitalin e Pediatrisë.

“Samiri këmbënguli që të gjitha të ardhurat që u mblodhën dje nga shitja e CD-ve t’i jepte si dhuratë pranë spitalit të fëmijëve. Nëse ka një nevojë të cilën ne mund ta plotësojmë, mendoni një projekt, diçka që mund ta bëjë edhe më të lehtë punën tuaj për fëmijët. Kjo do të ishte mënyra më e mirë për të nderuar mikun tonë, si dhe për të respektuar dëshirën e tij, që këto të ardhura të shkojnë për një kauzë kaq fisnike, sa edhe puna juaj”, u shpreh Veliaj.

QSUT

Tenori Saimir Pirgu vlerësoi rolin e mjekëve pediatër në trajtimin e rasteve të fëmijëve të sëmurë.
“Fuqia e mjekëve, pasi koordinoni të gjithë punën e specialistëve të tjerë, dhe buzëqeshja juaj çdo mëngjes, janë gjëja kryesore për fëmijët dhe për prindërit”, tha Pirgu.

Drejtoresha e Qendrës Spitalore Universitare “Nënë Tereza”, Ogerta Manastirliu, u shpreh se ky dhurim është një akt solidariteti për t’u bërë të gjithë bashkë.
“Dua të falenderoj, jo vetëm për kontributin financiar, por për aktin, i cili është shumë inkurajues, padyshim shumë i rëndësishëm për spitalin pediatrik”, tha ajo, duke theksuar se shumë shpejt do të ngrihet rrjeti i fëmijëve të spitalit pediatrik dhe ftoi tenorin Pirgu që të jetë pjesë e kësaj kauze.

Koncerti i tenorit të mirënjohur shqiptar, Saimir Pirgu, në Teatrin e Operës dhe Baletit ishte pjesë e turit “Il mio canto”, i cili pati mbështetjen e Bashkisë së Tiranës. Ky koncert është pjesë e turit botëror të këtij artisti në qytet më të mëdha të botës si: Firenze, Vjenë, Paris, Berlin, Nju Jork, Moskë, Tokio.

 

Postime të ngjashme

Historia e hemodializës, shërbimit që shteti ‘refuzon’ ta ofrojë vetë
Skema e re e furnizimit me barna dhe fondet publike: Ministria “refuzon” t’i përgjigjet TFL-së për projektligjin
A ndikon obeziteti në fertilitetin e grave?
Prediabeti
Çfarë duhet të bëjë një pacient nëse diagnostikohet me prediabet
Betohet ministrja e Shëndetësisë/ Klodiana Spahiu merr zyrtarisht detyrën, zëvendëson Evis Salën
Check up-i në shtet/ Operatori i Sterilizimit shpall tender 20 mln euro për blerje kitesh dhe reagentësh
Mazhoranca voton Klodiana Spahiun si ministre të Shëndetësisë
Projektligji i ri për PAK: parashikohet rritja e aksesueshmërisë, por si do garantohet zbatimi?