Sallatë e ftohtë, si ta përgatisni

Nga kuzhinieri i “Te Stela Resort”

fasule sallatePërbërësit:

  • Fasule pllaqi, të ziera
  • Fileto pule e skuqur, e prerë në kubikë
  • Pancetë e tymosur e skuqur, e prerë në kubikë
  • Qepë të kuqe të prerë gjysëm rrethi
  • Lëng limoni
  • Feta limoni të prera në gjysëm rrethi
  • Majdanoz, kripë, piper

Përgatitja:

Hedhim fasulet pllaqi në një enë dhe bashkojmë pancetën, fileton e pulës dhe qepën. Shtojmë lëngun e limonit, kripën, pak piper të zi, vaj ulliri dhe e përziejmë që të marinohet. Kjo sallatë ju merr shumë pak kohë dhe përmban shumë pak kalori. Në pjatat që do serviret ushqimi shtrojmë nga një fletë sallatë jeshile, mirë është të përdorim nje pjatë të thellë. I vendosim disa feta limoni përsipër dhe i shtojmë pak majdanoz sipas dëshirës. Ju bëftë mirë!

 

 

 

Postime të ngjashme

Si duhet të veprojmë nëse kemi kolesterolin e lartë?
Hëngra 2 vezë për mëngjes çdo ditë për një muaj—Ja si ndryshoi dieta dhe rutina ime e mëngjesit
Ky snack mund të përshpejtojë ndjeshëm rënien nga pesha, zbulojnë studiuesit
Çfarë është rregulli 30-30-30 dhe si ndihmon në rënien në peshë?
Shtatë zakone të përditshme që mund të dëmtojnë shëndetin e veshkave
Si të ndërtoni një pjatë vërtetë të shëndetshme: Një udhëzues i thjeshtë dhe i bazuar në studime shkencore
Provoni "dietën e portofolit" për nivele më të ulëta të kolesterolit
Dietë me shumë proteina për humbje peshe