Ziejmë karkalecat në ujë të kripur me pak uthull. I pastrojmë dhe i vendosim në tasin ku kemi sallatën, vezët e prera,
majdanozin dhe specin. Rrahim vajin me uthull në shejker dhe e hedhim këtë mbi sallatën e përgatitur.
Përbërësit për 4 persona
- 1 tufë me sallatë të grirë
- 1.2 kg karkaleca
- 2 vezë të ziera të prera
- 1 spec i kuq i prerë në rrotullame
- 3 lugë vaj ulliri
- 3 lugë supe uthull
- pak majdanoz i prerë
- kripë


