Sallatë me kos

Përbërësit për 6 persona

  • sallate me kos500 gr salcë kosi
  • 2 domate
  • 400 gr patate
  • 1 tufë sallatë jeshile e grirë
  • 1 kastravec në feta
  • 1 të verdhë veze dhe 2 vezë të ziera
  • 1 lugë çaji me mustardë djegëse
  • 3 lugë supe vaj ulliri
  • kripë
  • 1 lugë kafeje me sheqer

Përgatitja

Ziejmë patatet, i qërojmë dhe i presim në kubikë, shtojmë sallatën jeshile, domatet në feta, kastravecin në feta, vezët të prera në katërsh dhe kripë.

Në një tas tjetër punojmë salcën e kosit me të verdhën e vezës, me mustardën, me vajin, me sheqerin dhe kripën.

Kur bëhet si krem e hedhim sipër tasit tjetër ku kemi grirë perimet.

Ju bëftë mirë!

Postime të ngjashme

BBC: Gjyshet që shpëtuan kuzhinën shqiptare
Si të përgatisni verë të nxehtë, ideale për festat
Sallatë verore e lehtë dhe plot shëndet
Si jeni me gripin? Provoni këtë supë të shijshme
Noodles …mos i dënoni kaq rëndë fëmijët tuaj
A duhet zëvendësuar një vakt me një smoothie?
Pse kjo supë mund t'ju ndihmojë të jetoni gjatë
Përpara se të vazhdoni me receta, lexoni sa të shkëlqyera janë kërpudhat për organizmin