Sallatë me luleshtrydhe dhe portokall

Sallate luleshtrydhe portokall me shurup 1Gatimi që ju prezantojmë më poshtë është një sallatë frutash tepër e shijshme dhe shumë ndryshe nga sallatat standarde që hera-herës i merrni edhe të gatshme nëpër dyqane.

Me vetëm 5 përbërës, kjo sallatë është shumë e thjeshtë për t’u përgatitur.

Përbërësit

  • Gjysmë kg luleshtrydhe
  • 3 portokalle
  • 1 lugë lëng liimoni të freskët
  • 2-3 lugë sheqer kaf
  • 1 lugë mente e freskët e copëtuar

Sallate luleshtrydhe portokall me shurup 2Përgatitja

Luleshtrydhet merren dhe priten në copa. Më tej priten edhe portokallet. Hilja qëndron pikërisht këtu. Nuk keni pse i prisni portokallet në rrathë, por pritini sipas ndarjes së tyre natyrale, duke u hequr edhe cipën: do të dojë pak më shumë minuta kohë, por do të duken më bukur dhe do të hahen më lehtë.

Sallate luleshtrydhe portokall me shurupFillimisht qërojini portokallet dhe më pas përdorni thikën për t’i hequr gjithë lëkurat. Priteni në copa për së gjati. Shtrydheni lëngun e portokalleve në një tas të veçantë dhe hidhni në të lëng limoni dhe sheqer kaf. Më pas këtë lëng hidheni mbi fruta dhe spërkateni me mente të freskët. Futeni sallatën në frigorifer për të paktën 30 minuta deri në 6 orë për t’i lënë shijet që të përzihen.

Postime të ngjashme

EMRI/ Ndalohet drejtori i Spitalit të Fierit, zbardhen detajet e para
Shqipëria vijon të shuhet, lindjet ranë me 10.5% në T3, shtesë pozitive vetëm Tirana e Durrësi
Trajtimi me medikamentet GLP-1 RA, mjekja zbulon gabimet më të zakonshme që bëjnë pacientët
Pagesat nga xhepi për shëndetësinë, Raporti i KE: Qytetarët paguajnë tri herë më shumë se mesatarja e BE-së
Mjekja zbulon dietat që janë efektive për rënien nga pesha
Përtej vitaminës D: Si ndikon drita e diellit në metabolizëm dhe sheqerin në gjak
Pudinga me copëza xhami në treg, AKU: Mos e konsumoni
Medikamentet GLP-1 RA: Çfarë duhet të presin personat me obezitet nga trajtimi me këto barna?