Përshtati në shqip për gazetën “Shëndet+”: D.Bardhi
Shalqini është një nga frutat më të pëlqyeshme të verës. Ai është i pasur me ujë dhe lëndë ushqyese. Në këtë postim do t’ju paraqesim një sallatë me shalqin që do t’ju ndihmojë të bini në peshë shëndetshëm.
Përbërësit: një fetë shalqin, disa gjethe nenexhik i copëtuar, 1 lugë vaj ulliri, 1 copë djathë i bardhë, kripë dhe piper.
Priteni shalqinin dhe djathin në kubikë mesatarë dhe hidhini në një tas qelqi. Në një tas tjetër të vogël hidhni vajin e ullirit, kripën, piperin dhe nenexhikun. Përziejni bashkë të gjithë përbërësit dhe konsumojeni sallatën të freskët.
Burimi: Instant Healthy Living


