Kjo sallatë mundëson 120% të nevojave ditore në vitaminë K, 60% në vitaminë C dhe 25% në vitaminë A. Ajo ju sjell shije aziatike në tryeze, dhe një kombinim ideal për të luftuar inflamacionin nga i cili, rrjedhin gjithë të këqijat për shëndetin.
6 kupa laker të bardhë ose jeshile, të prerë në rende fije
- ½ kupë qepë të njomë
- 1 lugë të madhe hudhër të grirë
- 1 lugë të madhe xhinxher të grirë
- 1 lugë të madhe lëng perimesh
- 1 lugë të madhe salcë
- ½ lugë të madhe uthull
- kripë, piper sipas dëshirës
Pasi i prisni hollë lakrën, qepën dhe grini hudhrën dhe xhinxherin, vini në tigan lëngun e pulës.
I gatuani kështu për 3-4 minuta.
Më pas i shtoni salcën e sojës dhe uthullën, kripën dhe piperin./Blerina Bombaj, dietologe


