Përgatiti për www.shendeti.com.al: Elena Beta
Një sallatë e freskët është ideale për të luftuar temperaturat e nxehta gjatë stinës së verës dhe për të mbajtur trupin të shëndetshëm.
ja përbërësit që ju duhen:
- 1 qepë e mesme e kuqe, e prerë imët
- 1/3 filxhan uthull vere të bardhë
- 1lugë gjelle kallam sheqeri organik
- ¾ lugë çaji kripë
- 2 lugë çaji mustardë
- 2 lugë uthull balsamik 1/2
- ¼ lugë çaji piper i zi
- 2 ½ filxhan vaj ulliri ekstra-virgjër
- Domate e kuqe e pjekur, e verdhë, jeshile, e prerë në copa të vogla
Vendosni fetat e qepës në një tas të mesëm. Në një tigan të vogël ngrohni pak uthull të bardhë, sheqer, dhe 1/2 lugë çaji kripë, në ngrohje të mesme. Hidhni qepët, mbulojeni tiganin dhe lereni për 30 minuta.
Për salcën, në një tas të vogël vendosni mustardë, uthull balsamik, piper dhe 1/4 lugë çaji kripë. Gradualisht hidhni vajin e ullirit.
Vendosni domatet në një tas të madh. Shtoni salcën dhe përziejeni me qepët e përgatitura më parë.
Burimi: Burimi: thealternativedaily / shendeti.com.al


