Konsumimi i pijeve alkoolike mund të uli rrezikun për shfaqjen e tumorit në veshka. Të paktën kjo është teoria e hedhur nga Alicja Ëolk dhe kolegëve të saj të “Karolinska Institute”, të cilët kanë përfshirë në një studim 855 persona me tumor në veshka dhe 1.204 persona të shendetshëm si grup kontrolli. Të gjithëve u është kërkuar të referonin rreth sasisë që konsumonin përgjithësisht, duke marrë si sasi standarte një gotë që përmbante 200 ml birrë, një gotë vere me 100 ml dhe një gotë liker apo pije e fortë me 40 ml. Ekipi i studiuesve ka arritur në përfundimin se personat që konsumoni zakonisht 2 gota verë të kuqe në javë, ishin 40 % më pak të riskuar të shfaqnin tumor në veshka, në krahasim me ata që nuk konsumonin verë të kuqe. I njëjti përfundim është parë dhe te personat që konsumonin verë të bardhë ose birrë të fortë. Studiuesja suedeze ka shpjeguar për “British Journal of Cancer” se nuk ishte vënë re i njëjti përfundim dhe për ata që konsumonin liker apo pije të tjera të forta alkoolike: “Kemi vënë re një ulje sinjifikative të riskut për shfaqjen e tumorit në veshka, që lidhet me përdorimin e konsumit të birrës dhe verës, që mesa duket i atribuohet veprimit të polifenoleve që përmbajnë këto dy pije. Kjo substancë ka veti antioksidante dhe anti-mutagjenike” ka arritur në përfundim studiuesja.



