Sasia e kafesë që mund t’ju vrasë

Përshtati në shqip për gazetën “Shëndet+”: Blertina Koka

kafe

Për shumë njerëz,  dita nuk mund të nisë po nuk konsumuan një filxhan kafeje. Kafja është e mirë për shumë arsye, ju zgjon në mëngjes, pakëson rrezikun e prekjes nga sëmundjet nervore dhe atë të kujtesës, shmang plakjen e parakohshme, qetëson dhimbjet etj. Por, nëse e teproni me të, mund t’ju vrasë. Sipas një studimi të ri të ASAP Video Science, ju nuk duhet të pini 70 filxhanë me këtë lëndë. Kjo sasi, sipas tyre, mund të rezultojë vdekjeprurëse për një person. Ata kanë shpjeguar në një video efektet e dëmshme që kafeina i shkakton trupit dhe trurit.

“Rezulton se ka një dozë vdekjeprurëse të kafeinës”, shpjegon Mitchell Moffitt në video, “ që është diku rreth 150 ml kafeinë për çdo kilogramë të trupit.

Kështu, nëse peshoni 70 kg, ju duhet të pini rreth 70 filxhanë kafe në të njëjtën kohë që të kaloni në overdozë.

Por, mos u shqetësoni, pasi është e vështirë të imagjinohet që dikush të dojë të konsumojë 70 filxhanë kafeje, dhe në fakt nuk mund të jetë e mundur. Studimi i ASAP Video Science vë në dukje se kjo është pothuajse e pamundur, pasi stomaku juaj nuk mund ta përballojë një masë të tillë, gjithashtu ju do të filloni të keni halucinacione para se ta mbaroni atë.

“Stomaku juaj nuk arrin ta mbajë gjithë këtë sasi”, shpjegon Moffit. “Ju do të filloni gjithashtu të keni halucinacione para se të arrini në këtë pikë”, përfundon ai.

Burimi: Huffington Post/ https://shendeti.com.al/

Postime të ngjashme

EMRI/ Ndalohet drejtori i Spitalit të Fierit, zbardhen detajet e para
Shqipëria vijon të shuhet, lindjet ranë me 10.5% në T3, shtesë pozitive vetëm Tirana e Durrësi
Trajtimi me medikamentet GLP-1 RA, mjekja zbulon gabimet më të zakonshme që bëjnë pacientët
Pagesat nga xhepi për shëndetësinë, Raporti i KE: Qytetarët paguajnë tri herë më shumë se mesatarja e BE-së
Mjekja zbulon dietat që janë efektive për rënien nga pesha
Përtej vitaminës D: Si ndikon drita e diellit në metabolizëm dhe sheqerin në gjak
Pudinga me copëza xhami në treg, AKU: Mos e konsumoni
Medikamentet GLP-1 RA: Çfarë duhet të presin personat me obezitet nga trajtimi me këto barna?