“Save the Children”: Buxheti i shëndetësisë për fëmijët, në krizë

Një studim i “Save the Children” tregon se buxheti i shëndetësisë është shumë herë më i vogël për fëmijët.

femije 1“Reduktimet më të mëdha në shpenzimet kapitale janë në programin e kujdesit shëndetësor parësor. Programi më i rëndësishëm për fëmijët është kujdesi shëndetësor parësor. Analiza e buxhetit të vitit 2016 tregon se investimet për kujdesin parësor do të vazhdojnë të ulen me 7.17%. Shpenzimet kapitale për këtë program janë 3.61% e buxhetit total të programit. Ndërkohë që mbeten gjithashtu të ulëta po të krahasohen me totalin e shpenzimeve kapitale (14.55% e shpenzimeve)”, thuhet në studim.

Sipas studimit, investimet për pajisje mjekësore zënë një peshë fare të vogël në totalin e investimeve (4.82%); normat e vdekshmërisë së fëmijëve janë më të larta për fëmijët nën moshën 5 vjeç dhe arrijnë masën prej 10%; në çdo grupmoshë, djemtë kanë normë më të lartë të vdekshmërisë sesa vajzat; grupmosha nën moshën 6 vjeç ka normën më të lartë të kequshqyerjes duke arritur masën përtej 27%; djemtë kanë normë më të lartë të kequshqyerjes krahasuar me vajzat.

Postime të ngjashme

Siguria ushqimore, OBSH: Rreth 866 milionë njerëz sëmuren çdo vit nga ushqimi i kontaminuar
10 ushqimet më hidratuese
Studimi: Vaksina kundër kancerit mund të zhdukë plotësisht tumoret
"Shet produkte të rrezikshme"- Komisioni Europian gjobit TEMU-në me 200 mln dollarë
8 fruta me përmbajtje të ulët sheqeri
Shpërthimi i Ebolas, OBSH shpall emergjencë globale
“Sterilizimi”/ Shtyhet gjyqi për ish-ministrin Ilir Beqaj, ja kur do të mbahet seanca e radhës
Asambleja e OBSH, ministrja Sala prezanton prioritetet e Shqipërisë në shëndetësi