Së shpejti, platforma “Mjekë për Shqipërinë”

Jo vetëm infermierët, por edhe mjekët do të kenë një platformë online ku mund të aplikojnë për t’u punësuar në një nga spitalet apo qendrat shëndetësore brenda Shqipërisë.

Gjatë inspektimit të Qendrës Shëndetësore Babrru, në zonën e Paskuqanit, ministrja e Shëndetësisë dhe Mbrojtjes Sociale, Ogerta Manastirliu deklaroi se po ndërtohet platforma “Mjekë për Shqipërinë”, një dritare e hapur për të gjithë mjekët që duan t’i bashkohen sistemit publik, të aplikojnë e të punësohen në qendrat shëndetësore dhe spitalet në të gjithë vendin.

“Është një thirrje për çdo mjek që sapo është diplomuar dhe pritet të marrë licensën e ushtrimit të profesionit, si dhe për çdo mjek që do të punësohet qoftë në qendra shëndetësore apo edhe spitale, të aplikojë për t’u punësuar në sistemin publik”, tha Manastirliu.

Sipas ministres Manastirliu, “103 mjekë familje kanë aplikuar për t’u punësuar në sistemin shëndetësor parësor dhe pritet të punësohen në qendrat shëndetësore dhe pikat e ambulancave në të gjithë vendin brenda muajit Shkurt”./ Shendeti.com.al

✅

 

 

Postime të ngjashme

Shtatë fëmijë të Kopshtit nr. 10 në Vlorë përfundojnë në spital, dyshohet për helmim nga ushqimi
Produktet e pasigurta në treg, alarmi vjen nga Belgjika; kontrollet në Shqipëri ranë me 33% në 2025
Trajtimi me medikamentet GLP-1 RA, mjekja zbulon gabimet më të zakonshme që bëjnë pacientët
Buxheti 2027/ Spahiu: 117.8 miliardë lekë për shëndetësinë dhe mirëqenien sociale
Pagesat nga xhepi për shëndetësinë, Raporti i KE: Qytetarët paguajnë tri herë më shumë se mesatarja e BE-së
Mjekja zbulon dietat që janë efektive për rënien nga pesha
Përtej vitaminës D: Si ndikon drita e diellit në metabolizëm dhe sheqerin në gjak
Pudinga me copëza xhami në treg, AKU: Mos e konsumoni