A keni më shumë ditë të këqija të flokëve sesa të mira? Këto mund të jenë të dhëna që flokët po ju tregojnë për shëndetin. Faktorë dhe medikamente të caktuara ndikojnë si në trup ashtu edhe në flokë.
Flokët e dëmtuar:
Edhe pse flokët mund të flasin për gjendjen tuaj shëndetësore, shumica e njerëzve i kanë flokët e dëmtuara për shkak të ngjyrosjes apo produkteve që përdorin. Në rastet kur flokët nuk janë të dëmtuara për këto arsye, atëherë ka gjasa që gjendja juaj shëndetësore nuk është aq e mirë.
Flokë me zbokth: Shkaku i saktë i zbokthit është ende i panjohur, por shumica e ekspertëve pajtohen me idenë se zbokthi nuk shkaktohet nga mungesa e higjienës. Flokë me zbokth mund të kenë shumë njerëz, por në rastet kur zbokthi nuk zhduket për një kohë të gjatë, kur ka ngjyrë të verdhë dhe kur bëhen edhe vetullat me zbokth, atëherë këto janë arsye për tu shqetësuar. Ekspertët konstatojnë këto teori në shkaqet e mundshme për zbokth :
- Lëkurë e thatë ose e irrituar
- Inflamacion i lëkurës
- Krehje e flokëve në mënyrë të papërshtatshme dhe përdorimi i produkteve jo të mira
Disa sëmundje që një nga simptomat që mund të kenë është zbokthi :
- Psoriasis, ekzemë dhe disa çrregullime të tjera të lëkurës
- Sëmundja e Parkinsonit ose sëmundje të tjera neurologjike.
- Stresi mendor
- HIV AIDS
Njerëzit që nuk konsumojnë zink të mjaftueshëm, vitamina B dhe disa llojë yndyrnash kanë probleme me zbokthin gjithashtu.
Flokët e thinjur: Flokët e thinjur nuk janë thjesht një tipar, i plakjes por dhe i shëndetit të dobët. Njerëzit që thinjen pas të 30-ave mund të kenë shenja të një shëndeti të dobët, anemi, probleme me tiroidet, mungesë të vitaminës B12 etj. Stresi i vazhdueshëm është një faktor tjetër që ndikon në thinjen e flokëve.
Rënia e flokëve: Rënia e flokëve mund të vijë nga shkaqe të ndryshme si stina, produktet që përdorni etj, por një nga shkaktarët që sjell rënien e flokëve është sistemi i dobët imunitar.
Përshtati në shqip për “Shëndet+”: Daniela Bardhi


