Sekreti i femrave japoneze për flokë të gjatë dhe me volum

Përshtati për gazetën “Shëndet+”: Blertina Koka

floke_orizPër shekuj me radhë, femrat japoneze i kanë larë flokët me ujin e orizit për të stimuluar rritjen e tyre, për t’i bërë më me volum dhe për të përmirësuar shëndetin e lëkurës së kokës. Ky trajtim i vjetër është rikthyer sërish dhe po përdoret gjerësisht nga femrat në të gjithë botën.

Të gjitha markat e njohura që merren me prodhimin e produkteve kozmetike për flokët e përdorin orizin si një nga përbërësit kryesor, bashkë me vajrat esencialë, si rozmarina, livando, argani etj.

Ja si ta përdorni: Pasi t’i keni larë flokët me shampo, i masazhoni ato me ujin e orizit, sidomos tek majat. Pasi t’i keni njomur të gjitha flokët me ujin e orizit, lërini ashtu për 5-10 minuta, pastaj i shpëlani.Kështu do të keni flokë të gjatë e me volum.

Burimi: Marie Claire / https://shendeti.com.al/

Postime të ngjashme

Mjalti, sekreti natyral për një lëkurë të shëndetshme dhe të shkëlqyeshme
Cila është mosha ideale për të pasur një fëmijë sipas shkencëtarëve
Si do të dukeshin në të vërtetë personazhet e famshme pa kirurgji kozmetike, sipas IA-së
Problemet me tiroiden tek fëmijët: Çfarë duhet të dinë prindërit
Zgjedhja e fondatinës sipas tipit të lëkurës: Kujdes jo thjesht estetikë
Uji i orizit, trendi i ri viral i TikTok për flokë të shndritshëm, të shëndetshëm dhe të fortë
“Kremi i diellit duhet të jetë kudo", thotë një grua me kancer
Shkencëtarët zbulojnë se vaksina kundër gripit ka një efekt shqetësues në shëndetin e grave