Sekreti i grave kineze për një lëkurë të pastër si bebe (dhe flokë të gjatë)

kinexzeA e dini se uji i orizit është shumë i rëndësishëm jo vetëm për shëndetin, por edhe për bukurinë tuaj. Kjo metodë që do t’ju paraqesim mund të përdoret për flokët dhe bukurinë e lëkurës. Kjo metodë është aziatike dhe ka të bëjë me përdorimin e ujit të orizit, i cili i bën flokët me shkëlqim dhe lëkurën më të butë e të shëndritshme. Sekreti i flokëve të gjatë të femrave kineze është uji i orizit. Në aspektin e përkujdesjes së fytyrës, uji i orizit përdoret si tonik natyral. Fshijeni fytyrën me një copë pambuku të lagur në ujë orizi. Kjo mënyrë do t’ju japë rigjallërim të lëkurës, do të parandalojë daljen e puçrrave apo akneve dhe do të zbehë rrudhat.

Uji i orizit mund të përdoret për çdo lloj lëkurë të thatë, të yndyrshme apo normale. Përgatitja e ujit të orizit është shumë e thjeshtë. Thjesht valoni oriz në një sasi të madhe uji. Filtroni ujin e orizit dhe përdoreni të ngrohtë për të larë fytyrën apo flokët. Ky ujë mund të ruhet në frigorifer, maksimumi për 4 ditë.

Përshtat në shqip për “Shëndet+”: Daniela Bardhi/ Burimi: healthdigest

Postime të ngjashme

Pse na rrudhen gishtat kur i mbajmë në ujë për një kohë të gjatë?
Rasti i pacientit në Durrës, MSHMS urdhëron nisjen e hetimeve
Dietologët zbulojnë ushqimin nr. 1 që mund të rrisë menjëherë sheqerin në gjak
Shpërthimi i sëmundjes së Legjionarëve në New York, 6 viktima dhe 90 raste të konfirmuara
Ministrja e Shëndetësisë: Nga shtatori, Check-Up mund ta bëjë çdo qytetar mbi moshën 35 vjeç
Çfarë i ndodh trupit tonë kur kalojmë shumë orë në diell?
Eurostat: Shqipëria, e katërta në Europë për vdekjet nga ndotja e ajrit
Rritet ndjeshëm konsumi i barnave, në tremujorin e parë të vitit