Kryefaqja Dieta Sekreti i kujtesës qëndron tek çokollata

Sekreti i kujtesës qëndron tek çokollata

0
Shpërndaje

Disa antioksidantë (flavonoide) të çokollatës ndihmojnë me kujtesën tek njerëzit e një lloj moshe, duke e rinuar pas një “kure” prej tre muajsh me bazë këto cokollataflavonoide. Është ky rezultati i një studimi të kryer nga Scott Small, neurolog i Qendrës Universitare Mjekësore të Kolumbisë dhe i publikuar në revistën “Nature Neuroscience”. Studimi u krye mbi një grup 60-vjeçarësh.

Por Small paralajmëron: nuk ia vlen që tani ta përdorni çokollatën pa kriter për të arritur të njëjtat rezultate, pasi dozat e flavonoideve të përdorura në studim janë të larta dhe do të duheshin sasi të mëdha çokollate për të arritur të merrni sasitë e duhura të antioksidantëve.

Ekspertët i kanë dhënë çdo ditë një grupi personash prej 50-69 vjeç një pije që përmban 900 mg flavonoide dhe më pas kanë testuar kujtesën disa herë në fillim të studimit dhe për tre muaj rresht. Ka rezultuar se ata që kishin konsumuar këtë përzierje antioksidantësh të nxjerrë nga çokollata kanë përmirësime të qëndrueshme të kujtesës, në disa raste duke arritur edhe zhdukjen e problemit njohës të shkaktuar nga mosha. Kujtesa e tyre rezulton e krahasueshme me atë të 30-40-vjeçarëve pas tre muajsh konsumi të kësaj përzierjeje ushqyese.

Për më tepër tek subjektet e testuar fluksi i gjakut në tru në një zonë kyçe për kujtesë rezulton i rritur, shenjë që kjo zonë është forcuar në bazë të kurës./ ANSA

LËR NJË MESAZH

Please enter your comment!
Please enter your name here