Sekreti për një martesë të lumtur? Zgjidhni një bashkëmoshatar/e

Mosha e bashkëshortëve të ardhshëm është një faktor kyç për një martesë të lumtur. Në fakt një studim i kryer nga inxhinieri informatik Rendi Olson mbi një sërë të dhënash mbi 3000 çifte të martuara apo të divorcuara tregon se nëse bashkëshortët janë të së njështës moshë, është më e mundshme që martesa të zgjasë më gjatë.

martesa cifti bardheziNë fakt një diferencë me 5 vite mes dy bashkëshortëve e çon mundësinë për mbijetesë të bashkëshortëve në 18%.

Studimi është botuar online nga revista amerikane “The Atlantic”. Faktorë të tjerë të rëndësishëm janë prania e fëmijëve (që ul mundësitë për divorc) dhe trashëgimia familjare (nëse janë shumë të varfër është më e vështirë për t’u ndarë pasi divorci kushton).

Nga analiza rezultoi se mosha ishte një nga faktorët kryesorë për mbajtjen e një martese. Dy bashkëshortë me 20 vjet diferencë kanë mundësi 95% më shumë për t’u ndarë se një çift bashkëmoshatar.

Nga ana tjetër, pasja e fëmijëve ul me 79% mundësitë e divorcit. Por nëse fëmijët kanë lindur para martese, kjo shifër shkon në 59%.

Mosha është ndoshta një faktor kyç pasi dy njerëz me shumë vite diferencë janë rritur me zakone dhe kultura tepër të ndryshme e si rrjedhojë mund të ndihen më të largët me njëri-tjetrin dhe të kenë më shumë keqkuptime./ ANSA

Postime të ngjashme

Këto 8 ushqime mund të ulin rrezikun e goditjes në tru
Ja pse ndodh paraliza e gjumit, sipas mjekëve
A ndihmon uthulla e mollës në dobësim? Ja çfarë thonë studimet
Nobeli i Mjekësisë shkon për “çelësin e dritës” që ndez dhe fik neuronet
Gjashtë fëmijë të një kopshti përfundojnë në spital në Korçë, dyshohet për helmim
Vitamina D3: Përfitime për shëndetin dhe si ta merrni në mënyrën e duhur
Uri fizike apo emocionale? Endokrinologia shpjegon si ta kuptoni pse po hani
Dërgonin pacientë me kancer në klinikat private, SPAK mbyll hetimet për Onkologjikun