Sekreti për të jetuar 100 vjet

Shmangni cigaret, kujdesuni për ushqimin, mos e teproni me kafen, bëni vazhdimisht ushtrime fizike dhe do të jetoni gjatë.

100 vjecNjë grup shkencëtarësh për 50 vitet e fundit kanë ndjekur jetën e 855 njerzve të lindur në vitin 1913.  10 prej tyre jetuan deri në 100 vjet dhe hulumtuesit shqyrtuan mënyrën e jetesës duke gjetur faktorët që i bënë këtë persona të jetonin 100 vjet.

Sipas studimit, 42% e vdekjeve pas moshës 80 vjeç ndodhin për shkak të sëmundjeve të zemrës, 20 % për shkak të infeksioneve të ndryshme, 8 % nga goditjet në tru, 16 % për arsye të tjera.

Dr. Lars Vilhelmsen, i cili ka qënë i përfshirë në studim thotë se rekomandimi i tij për njerëzit që duan të jetojnë 100 vjet është: të evitojnë pirjen e duhanit, të kontrollojnë nivelet e kolesterolit, dhe të kufijzojnë veten në konsumimin e kafes.

Të kesh një nënë që ka jetuar gjatë është gjithashtu faktor i rëndësishëm në procesin e të jetuarit sa më gjatë- thonë studiuesit./Daily Mail

Postime të ngjashme

Trajtimi me medikamentet GLP-1 RA, mjekja zbulon gabimet më të zakonshme që bëjnë pacientët
Pagesat nga xhepi për shëndetësinë, Raporti i KE: Qytetarët paguajnë tri herë më shumë se mesatarja e BE-së
Mjekja zbulon dietat që janë efektive për rënien nga pesha
Përtej vitaminës D: Si ndikon drita e diellit në metabolizëm dhe sheqerin në gjak
Pudinga me copëza xhami në treg, AKU: Mos e konsumoni
Medikamentet GLP-1 RA: Çfarë duhet të presin personat me obezitet nga trajtimi me këto barna?
Perimet jeshile që "zgjojnë" metabolizmin dhe ndihmojnë në humbjen e peshës
Çfarë është hormoni GLP-1 dhe sa i rëndësishëm është për organizmin?