Sekreti për të qenë gjeni

“Imagjinata është më e rëndësishme se njohuria” Albert Anjshtajn

Ja si i zgjidhin misteret e jetës shkencëtarët: një fitues i çmimit “Nobel” shpjegon pse është e rëndësishme të përdorim imagjinatën.

gjeni“Dija dhe imagjinata janë të dy komponentë të rëndësishëm, por dija pa imagjinatë nuk ka kuptim”, thotë fizikani fitues i çmimit “Nobel” Frank Wilczek.

Jo shumë njerëz e marrin për bazë atë që ka ndodhur në fizikë gjatë shekullit XX, por tek ekuacionet dhe problemet e saj  mund të gjejmë çelësin për sukses.

Jo të gjithë janë të mirë në zgjidhjen e ekuacioneve, pasi ekzistojnë formula të shumta e të vështira për të arritur në përfundime të sakta, por fizikanët tregojnë se zgjidhja më e thjeshtë e ekuacioneve më shumë se sa me njohuritë, ka të bëjë me imagjinatën.

Çelësi është të mendojmë zgjidhje të ndryshme për një problem matematikor, duke e përfytyruar thjesht si një lojë, asgjë më shumë.

Ligjet e zbuluara në botën kuantike janë shumë të çuditshme. Ju duhet thjesht të luani dhe të përdorni sa më shumë imagjinatën./BBC

Postime të ngjashme

Pajisjet mjekësore të bazuara në substanca - Një kategori e re produktesh terapeutike
Përfitimet e lëngut të Aloe Verës për shëndetin: Çfarë thotë shkenca
Testi i thjeshtë që zbulon në pak minuta nëse një fëmijë ka autizëm
Inxhinierët mjekësorë zhvillojnë stimuluesin kardiak aq të vogël sa mund të injektohet përmes një shiringe
Njerëzit kanë një set të tretë dhëmbësh dhe mjekësia e re mund t'i ndihmojë të dalin
Robotë shtatzënë? Shpikja e radhës e Inteligjencës Artificiale, që sfidon kufijtë e njerëzores
Ja pijet dhe ushqimet më të mira që mund t’i konsumoni çdo ditë në verë
A e dini se mpiksja e gjakut ndodh me shpesh te njerëzit e gjatë?