Seksi, jo më tabu. Çdo ditë dhjetëra pacientë në dyert e andrologut

Denisa Canameti

Dera e mjekut androlog, Evin Dani, në Poliklinikën e Specialiteteve nr. 3 në Tiranë është gjithmonë plot. Pavarësisht se në Evin Dani (2)periudhë pushimesh, aty “gëlon” nga pacientët. Fillimi i marrëdhënieve seksuale në moshë shumë të re, shtimi i sëmundjeve seksualisht të transmetueshme apo ndërgjegjësimi për probleme të tjera që dikur “injoroheshin”, ka bërë që pacientët të interesohen më tepër për veten në këtë drejtim.

Ndodh që pjesa më e madhe e pacientëve të vijnë pa letër rekomandimi apo librezë. Pavarësisht kësaj ato nuk kthehen mbrapsht. Mjeku Evin Dani thotë se i mirëpret të gjithë pacientët, sepse është i ndërgjegjshëm se ardhja në derën e tij duhet të jetë konfidenciale. Për më tepër, vajtja te mjeku i familjes për të kërkuar një rekomandim për tek andrologu është i vështirë për shumicën e njerëzve. Pasja e vetëm tre andrologëve në gjithë Shqipërinë vazhdon të mbetet një problem në vendin tonë.

Megjithatë, një gjë mund të thuhet me shumë siguri, seksi nuk është më tabu. Problemet në çift janë probleme që mund të dalin edhe jashtë dhomës së gjumit. Kjo ka ndihmuar shumë çifte të kenë një aktivitet seksual shumë  të mirë dhe si rrjedhojë një jetë më të lumtur.

Postime të ngjashme

Shqipëria vijon të shuhet, lindjet ranë me 10.5% në T3, shtesë pozitive vetëm Tirana e Durrësi
Shtatë fëmijë të Kopshtit nr. 10 në Vlorë përfundojnë në spital, dyshohet për helmim nga ushqimi
Produktet e pasigurta në treg, alarmi vjen nga Belgjika; kontrollet në Shqipëri ranë me 33% në 2025
Trajtimi me medikamentet GLP-1 RA, mjekja zbulon gabimet më të zakonshme që bëjnë pacientët
Buxheti 2027/ Spahiu: 117.8 miliardë lekë për shëndetësinë dhe mirëqenien sociale
Pagesat nga xhepi për shëndetësinë, Raporti i KE: Qytetarët paguajnë tri herë më shumë se mesatarja e BE-së
Mjekja zbulon dietat që janë efektive për rënien nga pesha
Përtej vitaminës D: Si ndikon drita e diellit në metabolizëm dhe sheqerin në gjak