“Selfite” dhe vampirizmi, rreziqet e reja për adoleshentët

Maniakë të “selfi”-ve apo në shqip do të thuhej të autoportreteve apo autofotove, si dhe të vampirizmit, duke arritur deri në pikën që pinë gjakun e njeriut. Këto janë tendencat e reja të adoleshentëve që po trembin pediatrët dhe psikologët. “Selfite” janë tashmë një patologji e njohur dhe e përfshirë në fjalorin e Oksfordit. Bëhet fjalë për një patologji të lidhur me mungesën e njohurisë për trupin e vet.

selfiteStudimet më të fundit të mjekëve italianë tregojnë se adoleshentët, që janë ende në kërkim të identitetit të tyre, kalojnë deri në 10 orë në ditë duke i bërë foto vetes dhe duke gjetur foton “më të mirë”. Janë fëmijë që nuk arrijnë të jenë çfarë duan.

Një tjetër tendencë e momentit e ndjekur nga adoleshentët rezulton të jetë pirja e gjakut njerëzor. Një tendencë ndoshta e lidhur me sagat më të fundit që japin televizionet mbi vampirët. Në fakt, nuk bëhet fjalë thjesht për një të rritur të çmendur që krijon një kult me anëtarët e vet. Ka vërtet një shfaqje të vampirëve dhe arrin deri atje sa janë krijuar kategori të rinjsh që dhurojnë gjak dhe të rinj të tjerë që e pinë. E gjithë kjo gjë ndodh në një fshehtësi të madhe, me rreziqet edhe më të mëdha që rrjedhin nga pirja e gjakut. Kështu që nëse nga një anë janë shtuar diagnozat e kryera mbi fëmijët dhe adoleshentët të cilësuar si të sëmurë, nga ana tjetër, e vërteta është se në shumë raste fëmijët janë objekte devijimi nga modelet.

Por ç’mund të bëhet? “E vetmja gjë që mund të bëhet vërtet është të përballemi me këto problematika dhe të realizojmë aktivitete informimi për fëmijët. Është e vetmja mënyrë për të arritur rezultate konkrete dhe të menjëhershme”, shprehet psikoterapisti Federiko Banki për agjencinë italiane të lajmeve ANSA.

Postime të ngjashme

Studimi: Konsumimi e çdo sasie alkooli rrit rrezikun e demencës
Zë dhe Impakt: Fuqizimi i Këshillave Rinorë për ndryshim në Komunitet
Dokument politik: Forcimi i Strukturave Rinore Lokale në Shqipëri
Treguesi delikat në syrin tuaj që mund të nënkuptojë se do të keni demencë në moshën 45-vjeçare
Shenjat paralajmëruese të kancerit kolorektal tek të rinjtë
Doktori ndan shenjat paralajmëruese të sëmundjes së mëlçisë, që shfaqen në lëkurën tuaj
Gjendja e këmbëve tregon për probleme shëndetësore, paralajmëron eksperti
"Ne fituam një fëmijë"