Sëmundja e gjedhit, Panariti: Do të ishte fatale hapja e tregjeve

“Hapja e tregut të mishit të gjedhit dhe thertoret në këto momente do të ishte vrastare për blegtorinë e vendit”. Ishte kjo deklarata që ministri i Bujqësisë, z. Edmond Panariti bëri pak orë më parë gjatë një prononcimi për mediat.semundja e gjedhit

Panariti bëri me dije se do të vazhdojë mbyllja e tregjeve për shitjen e bagëtive brenda dhe jashtë vendit, për të parandaluar përhapjen e dermatozës nodulare  të gjedhit, e cila ka prekur disa vende të rajonit dhe Shqipërinë.

Kjo masë, sipas ministrit të Bujqësisë, do të vazhdojë deri në vaksinimin total të gjedhëve.

“Nga të dhënat që kemi deri më tani, rezulton se 278 krerë janë prekur dhe lokalizuar në zonën  veri-lindore të Shqipërisë, me një tendence të vogël për tu përhapur në qendër. Në zonën perëndimore, me anë të vaksinimit masiv, janë parandaluar disa vatra.

Nëse ne nuk zbatojmë këto masa me vendosmëri, Shqipëria do të kthehet në një vatër masive infeksioni, siç ka ndodhur në vendet e rajonit, ku është kthyer në një emergjencë kombëtare. Sapo ne të kemi mbaruar me vaksinimin e gjedhit në të gjithë Shqipërinë dhe të ketë mbaruar periudha e konsolidimit, pa hezitim do hap tregun e thertoret, por hapja në këtë moment e tregut  do të ishte vrastare”, deklaroi Panariti.

Panariti i kërkon ndihmë policisë të marrë masa për mospërhapjen e këtij infeksioni “të rrezikshëm” në të gjithë Shqipërinë.
Pas Panaritit foli dhe një ekspert i Bashkimit Evropian, Robert J Connor, i cili tha se mënyra e vetme për të kufizuar përhapjen e kësaj sëmundje është që kafshët të mos lëvizin.

Postime të ngjashme

Shtatë fëmijë të Kopshtit nr. 10 në Vlorë përfundojnë në spital, dyshohet për helmim nga ushqimi
Produktet e pasigurta në treg, alarmi vjen nga Belgjika; kontrollet në Shqipëri ranë me 33% në 2025
Buxheti 2027/ Spahiu: 117.8 miliardë lekë për shëndetësinë dhe mirëqenien sociale
Përtej vitaminës D: Si ndikon drita e diellit në metabolizëm dhe sheqerin në gjak
Pudinga me copëza xhami në treg, AKU: Mos e konsumoni
Medikamentet GLP-1 RA: Çfarë duhet të presin personat me obezitet nga trajtimi me këto barna?
QSUT prej muajsh pa aparaturën e Litotripsisë, pacientët me gurë në veshka pa shërbim
Tragjedi në Spitalin e Traumës në Tiranë/ Pacienti hidhet nga kati i tretë dhe humb jetën, policia nis hetimet