Kryefaqja Aktualitet Sëmundja e nervave, “kryqëzimi” i të gjitha sëmundjeve

Sëmundja e nervave, “kryqëzimi” i të gjitha sëmundjeve

0
Shpërndaje

Për gazetën Shëndet + dhe Shëndeti Online: Sokrat Xhaxho, mjek neurolog pranë QSUT-së

Si kudo në botë edhe në Shqipëri sëmundjet më të shpeshta neurologjike janë aksidentet cerebrovaskulare. Ne mund të kemi të paktën 3 ose 4 raste të reja që paraqiten në urgjencën e Tiranës. Kemi parasysh që në urgjencë nuk vijnë të sëmurë vetëm nga Tirana, vijnë edhe nga qytete që janë afër Tiranës, për shembull vijnë nga Durrësi, Elbasani, Kruja, Mamurrësi. Ata që vijnë nga rrethet, në përgjithësi janë të rinj. Gati ¾ e të sëmurëve që janë  të shtruar në spital, qoftë në katin e parë, qoftë në katin e dytë apo në reanimacion, janë të sëmurë vaskularë.

truri 1Përveç sëmundjes vaskulare ka sëmundje të tjera. Është sëmundja e epilepsisë, sëmundja e parkinsonit (edhe ajo nuk është fort e rrallë).

Duhet të bëjmë një ndarje:

-të sëmurë që ne i kemi të shtruar në spital

-të sëmurë që ne i konsultojmë ambulatorisht, duhet bërë kjo ndarje.

Të sëmurët e shtruar, më të shpeshtë, janë ata me sëmundje vaskulare dhe pak më pak këto sëmundjet e tjera që përmenda. Kurse në konsultat ambulatore dhimbja e kokës është goxha problematike dhe e shpeshtë. Tjetër janë problem janë edhe dhimbjet e mesit. Atë që ne i themi shiatalgjia, janë raste shumë të shpeshta që ne i konsultojmë.

Konsultat që duhet/mund t’i mbulojnë mjekët e familjes

Mjeku i familjes ka tagër për të gjitha sëmundjet. Është një profesionist që ka bërë Fakultetin e Mjekësisë, ka një diplomë, ka bërë bërë një specializim për të marrë titullin “Mjek i Familjes”. Ai mund të ndjekë që nga tensioni, çrregullimet metabolike, pra diabeti, dhimbjet e mesit, dhimbjet e kokës e deri te sëmundjet vaskulare. Ai mund të ndjekë të gjitha gjërat. Pastaj një sëmundje akute vaskulare, ai e dërgon në urgjencë.

Por, një dhimbje koke apo një dhimbje mesi nuk ka pse e dërgon në urgjencë. Një dhimbje muskulare, një gjendje ankthi, mund ta konsultojë mjeku i familjes.

Grupmosha

Sëmundja vaskulare ka një grupmoshë që shkon mbi 60 vjeç. Pa mohuar që kemi patur edhe 35 vjeç apo edhe më të vegjël. Ka edhe grupmosha të tjera. Sëmundja e Parkinsonit shfaqet në mosha më të avancuara. Demenca prek  grupmoshat mbi 55 deri 60 vjeç. Ndërsa një dhimbje koke e hasim te moshat e reja 19-20 vjeç.

Dhimbjet e mesit janë të pranishme te të gjitha moshat, por veçanërsht te moshat aktive të punës. Ata që punojnë gjatë, që qëndrojnë gjatë në këmbë, që kanë një farë lagështie.

Epilepsia nis që në fëmijëri. Madje ne kemi pacientë që kanë ardhur nga pediatria, që kanë mbushur moshën 15 vjeç dhe tani i ndjekim ne.

Në neurologji i hasim të gjitha grupmoshat. Por, në grupe të ndryshme sëmundjesh ka grupmosha të ndryshme.

Dhimbja e kokës dhe e mesit më të shpeshta, a ka një abuzim në drejtim të trajtimit të këtyre sëmundjeve?

Interesi për shëndetin, sidomos në periudhat e fundit, është rritur shumë. Për një dhimbje të vogël të kokës, vijnë e paraqiten qoftë te mjeku i familjes për të bërë ekzaminime apo për të marrë një shpjegim.

Ka shumë raste, sidomos personat që kanë sindromën ankthioze, kanë një dhimbje koke dhe paraprakisht kanë përdorur vetë medikamente të ndryshme, sepse shkojnë në farmaci dhe marrin diçka ose kontaktojnë mjekët e familjes që t’u diktojnë ilaçe.

Këtu ngre problemin që mjekët duhet të jenë joabuzues në drejtim të këshillës në telefon, sidomos kur bëhet fjalë për mosha të reja. Nuk duhet në asnjë mënyrë të abuzohet. Por duhet me shumë kujdes që pasi të jetë ekzaminuar mirë i sëmuri, pasi të ketë krijuar një mendim për diagnozën, pasi të ketë bërë ekzaminimet, të japë ilaçet.

Sëmundjet neurologjike dhe sëmundjet e tjera

Sëmundjet neurologjike janë kryqëzimi i të gjitha sëmundjeve të tjera. Një diabet jep prekjen e nervave periferikë, një dëmtim i enëve të gjakut jep një insult të trurit, sëmundjet e ndryshme infektive japin prekje të trurit. Tensioni jep komplikacione të ndryshme, si hemorragji në tru. Sëmundjet e tjera reumatizmale ose sistemike, siç i themi ne, sëmundjet e ndryshme autoimmune, japin prekje të muskujve, prekje të envëve të gjakut që furnizojnë trurin.

Sëmundjet neurologjike dhe vdekshmëria

Mund të them që sëmundja vaskulare është e dyta përsa i përket sëmundshmërisë në botë. Në çdo sekondë, ka një të sëmurë në botë që vuan nga goditja në tru.

Janë sëmundje të rënda që, edhe po nuk të morën, ngelesh me pasoja. Përfytyro një të sëmurë që është i ri dhe që ka mbajtur gjithë peshën e familjes mbi kurriz, ai nuk lëviz më dorën dhe këmbën do të presë.

Ata kanë të drejtë të fitojnë më pas grupin e invaliditetit. Një problem është se duhen 6 muaj sa të bëjnë dokumentet. Një i sëmurë invalid nuk mund të presë dot 6 muaj sa të bëhen gati letrat e kempit. Dhe mua më duket absurd si ligj. Kjo është bërë me idenë se mund të bëhet mirë për këto gjashtë muaj dhe mund të fillojë punë, po gjynah, po këto 6 muaj?!

LËR NJË MESAZH

Please enter your comment!
Please enter your name here