Kryefaqja Lajm kryesor Sëmundja e perionit tek meshkujt, kujdes pozicionet seksuale

Sëmundja e perionit tek meshkujt, kujdes pozicionet seksuale

0
Shpërndaje

 

Dr. Evin Dani

Sëmundja e perionit është një patologji që ndoshta haset jo shpesh, megjithatë është mjaft problematike për shkak të klinikës që paraqet (shtrembërim i penisit, dhimbje gjatë ereksionit dhe disfunksion erektil (impotencë seksuale).  Të dhënat e fundit tregojnë që shpeshtësia e sëmundjes haset tek 1.5% e pacientëve nga mosha 30-39 vjeç, dhe mbi moshën 70 vjeç kjo shifër rritet me 6%.

Sëmundja vjen në mënyrë graduale pa e kuptuar dhe një ditë prej ditësh pacienti mund të vë re që në momentet e reaksionit ka një shtrembërim të penisit që mund t’i shkaktojë dhimbje, mundet të humbasë anën estetike të penisit dhe ul aftësinë erektile për të kryer aktin seksual.

Është një patologji që vjen nga shkaqe që kanë të bëjnë kryesisht me traumat. Prandaj studimet e fundit janë kryesisht të përqendruara tek traumat që bën penisi. Një mashkull gjatë lojërave të ndryshme seksuale me partneren e tij në një moment të caktuar mund të krijojë një mikrotraum në penis. Kjo mikrotraumë  shkakton një mikrohemorragji në tunikën albumine, ku, duke u depozituar sasia e gjakut në këtë zonë, fillojnë proceset inflamatore, fibrime, elemente të koagulimit të gjakut dhe formohet një pllakë aterosklerotike, një pllakë e fortë të cilën ne e konstatojmë gjatë vizitave me sëmundjen e peronit. Pllaka mund të jetë rrethore, sipërfaqësore, e vogël apo e madhe, dhe në varësi të pllakës shohim dhe dëmtimin.

Pacienti fillimisht nuk i vë rëndësi, por me kalimin e kohës kjo bëhet më e dukshme, dhe sigurisht kërkon  zgjidhje. Zakonisht është dhimbja ajo që e bën pacientin të shkojë tek mjeku.

Mjekimi

Mjekimi i kësaj patologjie ka disa skema (medikamente, injeksion, kirurgjikal, andropenis)

Një nga skemat e mjekimit është qëllimi për ta ulur këndin e përthyerjes, për të zvogëluar pllakën aterosklerotike, e cila pastaj do të sjellë edhe përmirësimin e gjendjes.

Mjekimet medikamentoz (nga goja) konsiston në marrjen e vitaminës E dhe acidit paraminobenzonik. Një tjetër mjekim mund të jetë kolkicina, përsëri një preparat i cili vepron mbi pllakat atersklerotike, por mundësia për ta zgjidhur me mjekim nga goja këtë patologji është pak e vështirë. Mjekimi sigurisht vazhdon për një përiudhë kohore të gjatë 6 deri në 9 muaj, por ajo çka shohim ne nga rezultatet është se nuk mund të shkojnë më shumë se 30-40%.

Kryesisht në uljen e dhimbjes së penisit, mjekim që zgjidh problemin është duke bërë injeksione në pllakën e formuar me një gjilpërë të hollë, e cila sjell shkatërrimin e kësaj pllake.

Mjekim tjetër është ai kirurgjikal. Drejt mjekimit kirurgjikal, i cili zgjidh përfundimisht problemin, shkojmë vetëm atëherë kur shohim se nuk kemi rezultate të mira në mjekimin me preparate nga goja dhe atë me injeksione. Në mjekimin kirurgjikal ne vendosim protezë në penis, duke eliminuar trupat venoz. Me vendosjen e tubave të silikonit  arrihet  një rezultat mjaft i mirë i aftësisë penetruese.

Një mjekim tjetër, të cilin e kemi përdorur kohët e fundit dhe jep rezultate shumë të mira është andropenis (një lloj aparati i cili duke e mbajtur pacienti për një kohë 6-9 muaj, bën tërheqjen e penisit  dhe pacienti e ndien veten shumë herë më mirë) një skemë mjekimi me rezultate mjaft të efektshme.

Parandalimi

Normalisht këto janë gjëra që ndodhin pa e kuptuar dhe  nuk e parandalojmë dot. Ndryshimi i pozicionit të marrëdhënieve seksuale ndodh tek çdo person, në një moment të caktuar, një lëvizje e pakujdesshme, qoftë nga ana e femrës apo nga ana e mashkullit, mund të krijojë një gjendje të tillë. Pra, në rastin konkret nuk mund të themi se mund ta parandalojmë, sado i kujdesshëm të tregohet çifti./ Shendeti.com.al

 

LËR NJË MESAZH

Please enter your comment!
Please enter your name here