Sëmundja e puthjes, simptomat

Mononukleoza infektive (mono) është quajtur shpesh edhe sëmundja e puthjes. Virusi që shkakton monon transmetohet përmes pështymës, kështu që ju mund ta merrni atë përmes puthjes, por gjithashtu edhe nëse ekspozoheni ndaj kollitjes apo teshtimës së dikujt ose duke pirë në të njëjtën gotë a duke përdorur të njëjtën lugë me një të sëmurë. Sidoqoftë, mono nuk është aq ngjitëse si infeksion saç mund të jetë p.sh. i ftohti.

puthjeMundësia më e madhe për ta marrë monon me gjithë shenjat dhe simptomat e saj, është nëse jeni adoleshent ose i ri. Fëmijët e vegjël në përgjithësi kanë më pak simptoma dhe shpesh infeksioni kalon pa u vënë re.

Nëse keni mononukleozë, është e rëndësishme të jeni të kujdesshëm nga disa ndërlikime të tilla si zmadhimi i shpretkës. Pushimi dhe lëngjet e duhura janë çelësi për shërim.

Simptomat

Shenjat dhe simptomat e monos përfshijnë:

  • lodhjen
  • gjendje të përgjithshme jo të mirë
  • temperaturë
  • zmadhimi i gjendrave limfatike
  • zmadhim i lehtë i shpretkës

Virusi ka një periudhë inkubacioni rreth 4-6 javë, megjithëse tek fëmijët kjo kohë mund të jetë më e shkurtër. Shenjat dhe simptomat, si ethet dhe fyti i acaruar zakonisht kalojnë me disa javë, megjithëse lodhja, zmadhimi i gjendrave limfatike dhe zmadhimi i shpretkës mund të zgjasin më shumë.

Kur duhet të shkoni te doktori

Nëse keni simptomat e mësipërme, ndoshta keni mononukleozë. Nëse një dietë e shëndetshme dhe pushimi nuk i lehtësojnë simptomat tuaja brenda një jave a dy, ose nëse situata përkeqësohet, është mirë të shkoni te doktori.

Postime të ngjashme

5 pije që mbrojnë sistemin imunitar
Ja pse disa njerëz hanë kur janë të stresuar, ndërsa disa të tjerëve u prihet oreksi!
4 zakone të përditshme për të shmangur ftohjet dhe gripin
Çfarë e shkakton migrenën
Cilat ushqime duhet të shmangni kur jeni me cikël menstrual
Vuani nga diabeti? Mjeku zbulon se kur është koha më e mirë për të ecur
Ky ushqim i përditshëm mund të shkaktojë helmim nëse nuk e konsumoni shpejt
5 ushqime të ngrira që nuk janë të sigurta për t’u gatuar direkt