Sëmundjet e gjakut, shenjat që NUK duhet t’i injoroni

Hematologjia është specialiteti që merret me diagnostikimin dhe trajtimin e sëmundjeve të gjakut, ndër të cilat, ato më të shprehurat janë anemitë dhe çrregullime të tjera të rruazave të kuqe të gjakut. Mënyra më e mirë për diagnostikimin në kohë, pra për të kuptuar nëse jemi apo jo të prekur nga anemia apo sëmundje të tjera të gjakut si edhe për t’i parandaluar ato është kryerja e kontrolleve mjekësore të rregullta.

Nëse keni simptoma të tipit: Lodhje apo dobësi trupore, ulje të performancës fizike, rënie flokësh, çarje të këndeve të buzëve,thyerje thonjsh,tharje goje, djegie të gjuhës sidomos pas marrjes së ushqimeve apo lëngjeve,vështirësi në gëlltitje, intolerancë ndaj të ftohtit, konsumim i substancave joushqimore si:akull,thonjtë,rërë,shkumës, etj, atëherë duhet të drejtoheni për konsultë te mjeku specialist hematolog.

Prej datës 18 – 27 Prill, Spitali Hygeia Tiranë do të ofrojë Paketën e Kontrollit Hematologjik me çmimin ofertë prej 7.000 lekë.

Paketa e Kontrollit Hematologjik do të përfshijë ekzaminimet si më poshtë vijon:
– Konsultë me mjekun Hematolog
– Formulë leukocitare
– Gjak Komplet
– Retikulocitet
– Ferritinë
– Sediment Eritrocitar
– Elektroforeza e Hemoglobinës

Për më tepër informacione apo për të rezervuar takimin tuaj jeni të lutur të kontaktoni me sekretarinë në numrin: 04 23 90 000

Postime të ngjashme

EMRI/ Ndalohet drejtori i Spitalit të Fierit, zbardhen detajet e para
Shqipëria vijon të shuhet, lindjet ranë me 10.5% në T3, shtesë pozitive vetëm Tirana e Durrësi
Trajtimi me medikamentet GLP-1 RA, mjekja zbulon gabimet më të zakonshme që bëjnë pacientët
Pagesat nga xhepi për shëndetësinë, Raporti i KE: Qytetarët paguajnë tri herë më shumë se mesatarja e BE-së
Mjekja zbulon dietat që janë efektive për rënien nga pesha
Përtej vitaminës D: Si ndikon drita e diellit në metabolizëm dhe sheqerin në gjak
Pudinga me copëza xhami në treg, AKU: Mos e konsumoni
Medikamentet GLP-1 RA: Çfarë duhet të presin personat me obezitet nga trajtimi me këto barna?