Sëmundjet e gjakut, smogu shkak kryesor

smog 1Ashtu si çdo sëmundje tjetër, edhe ato të gjakut kanë një tendencë rritjeje në vendit tonë. Në një intervistë për gazetën “Shëndet+”, hematologu Arben Ivanaj shprehet se janë rreth 1 mijë raste të reja çdo vit të diagnostikuar me këto sëmundje. Sipas tij 80% e këtyre sëmundjeve janë malinje ku bën pjesë edhe leucemia. Nga këto sëmundje  preken të gjitha moshat dhe një nga shkaqet që nxit përhapjen e këtyre sëmundjeve është pikërisht smogu.

Doktor, a kemi një rritje të sëmundjeve të gjakut në vend?

Rreth 80% e sëmundjeve të gjakut janë ato sëmundje që quhen malinje, pra, kanceri, në të cilat bëjnë pjesë linfomat, milomat dhe leucemitë akute dhe kronike në të dyja llojet e saj.

Linfomat janë një grup i madh sëmundjesh malinje. Në fakt, të gjitha sëmundjet që përmenda kanë një frenkuecë standarte në Shqipëri, pra nuk kemi as raste më pak dhe as më shumë nga pjesa tjetër e kontinentit europian. Megjithatë statistikat tona nuk janë të adaptuara ashtu siç duhet për vetë faktin se regjistri i sëmundjeve kronike nuk ekziston. Pavarësisht se po punohet, ky regjistër nuk është në standardin e kërkuar në të cilin mund t’i referohemi për të nxjerrë statistikat e sakta.

Postime të ngjashme

Ministrja Sala: Do të ngrihet Instituti Kombëtar i Tumoreve! Dializa dhe check up i kalojnë shtetit
Pse na rrudhen gishtat kur i mbajmë në ujë për një kohë të gjatë?
Rasti i pacientit në Durrës, MSHMS urdhëron nisjen e hetimeve
Dietologët zbulojnë ushqimin nr. 1 që mund të rrisë menjëherë sheqerin në gjak
Shpërthimi i sëmundjes së Legjionarëve në New York, 6 viktima dhe 90 raste të konfirmuara
Ministrja e Shëndetësisë: Nga shtatori, Check-Up mund ta bëjë çdo qytetar mbi moshën 35 vjeç
Eurostat: Shqipëria, e katërta në Europë për vdekjet nga ndotja e ajrit
Rritet ndjeshëm konsumi i barnave, në tremujorin e parë të vitit