Sëmundjet e mëlçisë dhe shkaqe të tjera të variçeve ezofageale

Dr. Altin Cekodhima

Variçet ezofageale janë zgjerim jo normal i venave në pjesën e poshtme të ezofagut (tubi që lidh fytin me stomakun). Variçet ezofageale ndodhin më shpesh tek personat që kanë sëmundje serioze të mëlçisë. Ato zhvillohen kur ngadalësohet qarkullimi normal i gjakut në mëlçi. Në këtë moment gjaku kthehet mbrapsht në enët e vogla të afërta, siç janë ato të ezofagut duke shkaktuar fryrje të tyre.

Ndonjëherë variçet ezofageale mund të çahen duke shkaktuar hemorragji kërcënuese për jetën. Zakonisht, variçet ezofageale nuk kanë shenja dhe simptoma nëse ato nuk gjakosin.

Shenjat dhe simptomat e variçeve që gjakosin janë:

• Hematemesis ( të vjella me gjak); • Melena (fece të ngjyrosura, të zeza); • Shok në raste të rënda; • Dhimbje barku; • Disfagi dhe odinofagi (dhimbje dhe vështirësi në gëlltitje); • Gjendje konfuzioni deri në koma; • Zbehje lëkure; • Hipotension dhe takikardi (dmth gjendje shoku); • Prodhim i ulët i urines.

Shkaqet

Venat e zgjeruara të variçeve ezofageale formohen kur qarkullimi i gjakut në mëlçi ngadalësohet. Shpesh, ngadalësimi i qarkullimit të gjakut ndodh për shkak të indeve fibrotike që krijohen prej sëmundjeve të mëlçisë. Kjo situatë çon në kthimin e gjakut mbrapsht duke rritur presionin e venës porta (venë e madhe që çon gjakun në mëlçi). Ky presion sforcon enët e vogla të afërta të gjakut siç janë ato të ezofagut. Këto enë të vogla, të dobëta, fillojnë të fryhen prej gjakut të tepërt.

Ndonjëherë venat fryhen aq shumë sa mund të çahen dhe të shkaktojnë hemorragji.

Sëmundjet e mëlçisë dhe shkaqe të tjera të variçeve ezofageale: Variçet ezofageale shpesh herë janë komplikim i cirrozës (dëmtim i pakthyeshëm i mëlçisë).

Shkaqe të tjera që shkaktojnë variçe ezofagele janë: • Dëmtime të rënda të mëlçisë (cirroza). Një sërë sëmundjesh të mëlçisë mund të rezultojnë në cirrozë si p.sh. hepatiti, sëmundje alkoolike të mëlçisë dhe çrregullime të duktuseve biliare (kanaleve të tëmthit) e quajtur cirroza primare biliare. • Tromboza (mpiksja e gjakut). Mpiksja e gjakut në venën porta ose ndonjë venë tjetër që furnizon venën porta siç është vena splenike, mund të shkaktojnë variçe ezofageale. • Infeksionet parazitare. Schistosomiasis është një sëmundje parazitare që dëmton mëlçinë, mushkëritë, zorrët dhe vezikën urinare. • Sindroma Budd-Chiari shkakton kthim mbrapsht të gjakut ne mëlçi. Kjo është një situatë shumë e rrallë që shkakton mpiksje të gjakut duke bllokuar venat që furnizojnë mëlçinë me gjak.

Faktorët e riskut

Edhe pse shumë njerëz me sëmundje të avancuar të mëlçisë zhvillojnë variçe ezofageale, shumica nuk përjetojnë hemorragji prej tyre. Variçet kanë gjasa të krijojnë hemorragji nëse keni:

  • Presion të lartë të venës porta. Risku për hemorragji rritet me rritjen e presionit të venës porta.
  • Variçe të mëdha. Këto variçe kanë risk të lartë për hemorragji.
  • Njolla të kuqe në variçe (red marks). Gjatë endoskopisë mund të shihen variçe me njolla të kuqe ose me shirit të gjatë të kuq që shkaktojnë hemorragji
  • Cirroza ose dëmtime të rënda të mëlçisë. Sa më shumë rëndohen dëmtimet e mëlçisë, aq më shumë rritet risku për hemorragji. •

Abuzimi i vazhdueshëm me alkoolin. Nëse sëmundja e mëlçisë është e lidhur me alkoolin, risku për krijimin e hemorragji prej variçeve është shumë herë më i lartë nëse ju vazhdoni të abuzoni me të.

Komplikacionet (përkeqësimi i gjendjes).

Hemorragjia është i vetmi komplikim serioz i gjendjes. Në disa raste hemorragjia mund të jetë kaq e madhe saqë pacienti mund të pësojë shok deri në vdekje./ Shendeti.com.al

Postime të ngjashme

“Në Itali kanë çuar familja dhe miqtë, jo shteti”/ Rama i përgjigjet motrës së protestuesit: Iniciativën e mora unë, i kam uruar të shkuara para se të nisej
Çfarë ndodh me foshnjën nëse diabeti i shtatzënisë nuk mbahet nën kontroll
13 të lënduar pas protestës në Tiranë! Si paraqitet gjendja e të riut të goditur në sy
Diabeti në shtatzëni vazhdon edhe pas lindjes apo ndërpritet
Obeziteti gjatë shtatzënisë, mjekja tregon si mund të ndikojë në shëndetin e fëmijës
Sheqeri i lartë në gjak gjatë shtatzënisë, mjekja tregon si mund të mbahet nën kontroll
Mjekja tregon keqkuptimin më të madh në lidhje me obezitetin
Si fotoja e një personi mund të ndihmojë në parashikimin nëse një pacient me kancer mund ta përballojë trajtimin apo jo