Sëmundjet nga të cilat preket mëlçia si pasojë e alkoolit

Dr. Klerida Shehu, mjeke gastroenterologe

Janë tre faza kryesore se si alkooli mund ta dëmtojë mëlçinë:

1-Dhjamosja e mëlçisë si pasojë  përdorimit të alkoolit
Kjo sëmundje vjen si pasojë e depozitimit të yndyrës në qelizat hepatike . Kjo është dhe faza fillestare e dëmtimit të mëlçisë si pasojë e abuzimit me alkoolin.

Në këtë fazë zakonisht nuk ka ankesa pacienti, por në disa raste mund të ndjej lodhje, këputje si dhe parehati në krahun e djatht të barkut.

Shepsh herë diagnostikimi në këtë fazë zbulohet me një eko abdominale rutinë. Ndodh në disa raste që mund të kemi rritje të transaminazave në gjak, por në shumicën e rasteve analizat e mëlçisë janë në normë. Shumica e inidvidëve përdorues të alkoolit kanë dhjamosje të mëlçisë.

Është shumë e rëndësishme të përmendim se në këtë fazë sëmundja është e shërueshme. Pas ndërprerjes së alkoolit mëlçia mund të kthehet në normalitet.

2-Hepatiti alkoolik
Hepatiti alkoolik karakterizohet nga depozitimi i yndyrës në qelizat hepatike, nga inflamacioni i mëlçisë, si dhe fillimi i shkatërrimit të saj.

Simptomat në këtë fazë të dëmtimit të mëlçisë mund të jenë: Humbje oreksi, të vjella, zverdhje e lëkurës, dhimbje të lehta abdominale etj.

Në këtë fazë, në analizat e gjakut evidentohen rritje të provave të mëlçisë, pra rritje të transaminazave dhe të bilirubinës.

Hepatiti alkoolik ndodh në afërsisht 35 % të përdoruesve të rregullt të alkoolit. Hepatiti alkoolik mund të jetë i formës së rëndë ose të lehtë. Hepatiti alkolik i lehtë  mund të shërohet pas lënies së alkoolit, ndërsa hepatiti alkoolik i formës së rëndë mund të komplikohet me gjëndje të rëndë të pacientit, dëmtim të rëndë e të parikthyeshëm të mëlçis, në disa raste deri në vdekje të pacientit.

3-Cirroza alkoolike
Kjo sëmundje është dhe faza e fundit e dëmtimit të mëlçisë nga përdorimi i alkoolit. Karakterizohet nga dëmtimi i rëndë i qelizave të mëlçisë dhe deformimi i strukturës së saj. Më shumë se 20 % e përdoruesve të alkoolit përfundojnë në cirrozë alkolike të mëlçisë.

Ankesat e këtij kontigjenti pacientësh janë: lodhje, këputje, zverdhje e lëkurës, fryrje të barkut nga grumbullimi i likid.

Në këtë fazë, funksioni dhe struktura e mëlçisë nuk mund të rikthehen përsëri në normale pas lënies së alkoolit, por vlen të theksohet së ndërprerja e tij në këtë fazë sjell shumë përfitime për pacientin.

Në raste se pacienti ndërpret përdorimin e alkoolit në këtë fazë, përkeqësimi i sëmundjes ngadalësohet apo ndërpritet, ka përmirësim të klinikës etj./ Shendeti.com.al

Postime të ngjashme

Ozempic, bari inovativ antidiabetik me mbrojtje nga risqet kardiovaskulare edhe në Shqipëri
Dërgonin pacientët e Onkologjikut në klinika private, Prokuroria mbyll hetimet dhe dërgon për gjykim zyrtarë dhe mjekë të QSUT (EMRAT)
Pse luleshtrydhet myken kaq shpejt? Gabimi që bëjmë të gjithë
Këto janë efektet anësore të ujit me limon
Mishrat e dhëmbëve: Çfarë tregon ngjyra e tyre për shëndetin tonë
Shifra shqetësuese: Vdekjet nga kanceri i rektumit po trefishohen te të rinjtë
5 superushqime që do t'ju ndihmojnë të flini më mirë dhe më gjatë
Erëzat që zvogëlojnë inflamacionin dhe forcojnë trupin