Sëmundjet e presidentëve amerikanë (ndër vite)

Nga sëmundjet e zemrës e deri në depresion, presidentët amerikanë kanë vuajtur nga probleme të përbashkëta shëndetësore. Më parë, historitë e sëmundjeve në Shtëpinë e Bardhë kishin të bënin me dizanterinë, malarien dhe ethet e verdha. Më vonë, shumë prej udhëheqësve mundoheshin t’i fshihnin sëmundjet e tyre nga publiku.

Ja disa nga emrat e presidentëve dhe sëmundjet e tyre:

  • Andrew Jackson: (1829-1837)

andrew-jacksonPresidenti i 7-të i SHBA-së ka vuajtur nga sëmundjet emocionale dhe fizike. Kur u emërua president 62-vjeçari ishte shumë i dobët dhe sapo kishte humbur bashkëshorten e tij nga një atak kardiak. Ai ka vuajtur nga dhëmbët e prishur, dhimbje koke kronike, probleme me shikimin, gjakderdhje nga mushkëritë, infeksione të brendshme dhe kishte 2 plagë plumbash nga 2 duele të ndryshme.

  • Grover Cleveland: (1893-1897)

grover-clevelandCleveland ka qenë presidenti i parë që ka shërbyer në 2 mandate jo të njëpasnjëshme. Ai ka vuajtur gjatë gjithë jetës nga inflamacioni i veshkave dhe obeziteti. Kur zbuloi një tumor në gojë, iu nënshtrua një operacioni dhe hoqi një pjesë të nofullës. Ai u shërua, duke përjetuar shpëtim nga goja. Por, në fund të vitit vdiq nga një atak në zemër, pas daljes në pension në vitin 1908.

 

  • William Taft: (1909-1913)

william-taftTaft ka vuajtur nga sëmundjet e obezitetit. Ai ishte rreth 150 kg dhe njihet si presidenti më i shëndoshë në histori. Përmes një diete drastike, humbi rreth 50 kg, të cilat i humbte dhe i fitonte vazhdimisht gjatë gjithë jetës së tij. Pesha e tij e kufizonte që të bënte gjumë të rehatshëm dhe gjatë gjithë ditës ndihej i lodhur. Thuhet se ky fakt e bënte që të humbte shumë takime të rëndësishme. Për shkak të peshës së madhe, ai vuante nga tensioni i lartë i gjakut dhe problemet e zemrës.

  • Woodroe Wilson (1913-1921)

woodrow-wilsonWilson ka vuajtur nga hipertensioni, dhimbjet kronike të kokës, vizioni i dyfishtë dhe nga një sërë goditjesh në tru. Këto goditje i kanë prekur dorën e djathtë, duke e lënë të paaftë për të shkruar (apo për të bërë punë të tjëra) për një vit. Goditjet e herëpashershme në tru çuan në verbërinë e syrit të majtë dhe në paralizimin e anës së majtë të trupit, gjë që e detyroi të lëvizte në karrige me rrota. Ai e mbajti paralizën e tij sekret. Pasi u zbulua, sipas Amendamentit 25, u deklarua se zv.presidenti do të merrte pushtetin pas vdekjes, dorëheqjes ose paaftësisë së tij.

  • Franklin D. Roosevelt: (1933-1945)

franklin-d-rooseveltNë moshën 39-vjeçare, Roosevelt përjetoi një sulm të rëndë të poliomelitit, gjë që e çoi në paralizë totale të të dyja këmbëve. Ai financoi që të bëheshin kërkime të gjëra për poliomelitin, e cila çoi në krijimin e vaksinës së saj. Një nga problemet kryesore të shëndetit të Roosevelt filloi në vitin 1944, kur ai filloi të tregonte shenja të theksuara të humbjes në peshë dhe anoreksisë. Në vitin 1945, Rossevelt perjetoi dhimbje të forta koke, që u diagnostifikuan si hemorragji masive celebrale. Menjëherë pas kësaj sëmundjeje ai vdiq.

  • John F. Kennedy: (1961-1963)

john-f-kennedyEdhe pse ky president ishte i ri dhe projektonte rini dhe vitalitet, ai e mbajti të fshehur sëmundjen e tij të pashërueshme, të diagnostifikuar si çrregullim i veshkave (gjendra Addison).  Për shkak të dhimbjeve të shumta e të shpeshta, ai përdorte stimulantë dhe ilaçe kundër stresit.

 

  • Ronald Reagan: (1981-1989)

ronald-reaganReagan luftoi vazhdimisht për shëndetin e tij të dobët. Ai kishte infeksione në traktin urinar dhe artrit. Në vitin 1987 iu nënshtrua operacioneve për kancerin e prostatës dhe kancerin e lëkurës. Ai vuajti gjithashtu nga alcajmeri. Gruaja e tij, Nancy, u diagnostikua me kancer të gjirit dhe vajza e tij vdiq nga kanceri i lëkurës.

  • George H.W. Bush: (1989-1993)

george-hw-bushGjatë jetës së tij vuajti nga disa ulcera, artriti dhe ciste të ndryshme. Ai u diagnostikua me dridhje atriale për shkak të hipertiroizmit, njësoj si gruaja dhe qeni i tij.

 

 

Siç mund ta shikoni, askush nuk përjashtohet nga të pasurit një sëmundjeje, madje as njerëzit që ne i shikojmë aq të pushtetshëm e të lumtur. Gazeta “Shëndet+” ju këshillon të ushqeheni shëndetshëm, dhe nëse prekeni nga ndonjë sëmundje, luftojeni ju atë, dhe jo ajo ju.

Përshtati në shqip për “Shëndet+” : Daniela Bardhi

Postime të ngjashme

7 gabime që bëni në mëngjes, të cilat dëmtojnë zorrët
Ministria e Shëndetësisë apel qytetarëve: Kujdes, AI nuk mund të zëvendësojë mjekun!
Shëndetësia në rrezik, 30% e stafit punon në Gjermani
U merrte para pacientëve për të kryer ekot, arrestohet mjeku imazherist në Fier
Pritja që kushton jetë: Gratë me kancer gjiri në Shqipëri, peng i sistemit shëndetësor
3 ushqime që shkaktojnë dhimbje koke
Zgjoheni me dhimbje koke në mëngjes? Kjo mund të jetë arsyeja
Dermatologia tregon sa gota ujë në ditë duhet të pimë për të patur një lëkurë me shkëlqim